Shqiptarja përballet me Serbinë

Hendboll

Shqiptarja përballet me Serbinë

Nga: K. Goca Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 13:19
Dijana Ujkiç

Dijana Ujkiç, është e vetmja shqiptare që luan në rangun më të lartë botëror! Hendbollistja nga Malësia i mbron ngjyrat e kombëtares së Malit të Zi, me të cilën kanë kaluar në rrethin tjetër të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Francë. Ndeshjen e fundit Mali i Zi e humbi me rezultat 25:20 nga Franca, e cila u zhvillua në Nans! 

Dijana me Malin e Zi do të përballen edhe me Serbinë, në ndeshjen që zhvillohet në Nant me 12 dhjetor në orën 21.00.  Mali i Zi  do të luajë me (në orën 21.00, me 6 dhjetor) me Suedinë, pastaj me Serbinë (10 dhjetor, 21.00)  dhe me Danimarkën (me 12 dhjetor, 15.45). Mali i Zi për të siguruar biletën për në gjysmëfinale, i duhen tri fitore! Dijana me Malin e Zi do të luftojnë me të gjitha forcat  që të arrijnë në mesin e katër ekipeve më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat