Serbët e ndjejnë erën e fundosjes! Klubi serb provokon Kosovën, e quan...

Hendboll

Serbët e ndjejnë erën e fundosjes! Klubi serb provokon Kosovën, e quan...

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 19:17
Serbët e ndjejnë erën e fundosjes! Klubi serb provokon Kosovën, e quan...

Ka fakte e fakte tani që Federata e Hendbollit Evropian (EHF) ta godas Federatën e Hendbollit të Serbisë dhe madje edhe ta përjashton nga familja e saj! Se garave ilegale të Serbisë në shtetin e Kosovës, pa dyshim se po i vije fundi, më së miri e fakton edhe zhvillimi i ndeshjes në heshtje mes Dinamos së Pançevës dhe Mokra Gorës nga Zubin Potoku, kjo e fundit është afër Mitrovicës.

Klubi Metaloplastika nga Shabaci, në faqen e saj në facebook, ka paralajmëruar ndeshjen për të shtunën me Mokra Gorën dhe ka provokuar. “Në kuadër të javës së 11-të, të Superligës së Serbisë (meshkujt), do të masim forcat me ekipin nga jugu i Serbisë, Mokra Gorën nga Zubin Potok i Kosovës dhe Metohisë.

Një ekip që ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme këtë vit dhe me të cilën na pret një tjetër lojë emocionuese”, thuhet mes të tjera nga ky klubi, që kësisoj shkarravit dhe mburret me një ekip që i ka ditët e numëruar për aktivitetet ilegale.  Me një fjalë, serbët e ndjejnë erën e fundosjes së garave ilegale të tyre në shtetin e Kosovës dhe së fundit kanë filluar të intensifikojnë provokimet me shkrimet e tyre siç din të propagandojnë ata nëpër faqet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat