Ndeshje dramatike në Vushtrri

Hendboll

Ndeshje dramatike në Vushtrri

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:50
Pamje nga një ndeshje

Është luajtur takimi i mbetur i javës së dhjetë të Superligës së Kosovës për hendbollistë në mes të Vushtrrisë dhe Drenicës. Ndeshja ishte dramatike por nuk dha fitues. Takimi Vushtrria – Drenica përfundoi me rezultat të barabartë, 27:27. 
Ishin mysafirët që e filluan ndeshjen më mirë duke kaluar në epërsi 5:0. Vushtrriasit më pas u afruan në rezultat, por pjesa e parë megjithatë përfundoi me rezultat 15:11 në të mirë të Drenicës. Në pjesën e dytë Vushtrria nisi më mirë dhe në minutën e 36-të ia doli të barazoi rezultatin në 16:16. Në minutën e 43-të vendasit kishin epërsi 18:17, por më pas ishte Drenica që kishte epërsi të lehtë, deri në dy gola. Në dhjetë minutat e fundit luhej për secilin gol, ndërsa epërsinë e fundit e kishte Drenica në minutën e 58-të, 27:26. Në minutën e njëjtë u barazua rezultati në 27:27 dhe më nuk u shënuan gola. A. Musa e M. Jashari ishin më efikasët te Vushtrria me nga shtatë gola. B. Qorri realizoi tetë gola për Drenicën. 
Vushtrria i ka tani 9 pikë dhe mbetet në vendin e gjashtë. Drenica është e teta me 6 pikë. 

Vushtrria – Drenica 27:27 (11:15)

Vushtrria: Melenica, Karaqa 4, Jashari 3, Neziri 1, Sadiku 1, Abazxhiku 1, Musa 7, M. Jashari 7, Lahu, Emini, Shabanaj 3, Ibishi, Krasniqi 

Drenica: Gecaj, Lladrovci, E. Hamza, Hasani 1, Qorri 8, Muqolli, Hamza, Zekaj 3, Sahiti 1, S. Hasani 4, Binaku 3, Haxhijaj 1, Mehmeti 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat