Sportistja e Kosovës që i tha jo Sllobodan Millosheviqit dhe ia nxori letërnjoftimin - Bota Sot
Sportistja e Kosovës që i tha jo Sllobodan Millosheviqit dhe ia nxori letërnjoftimin

Hendboll

Sportistja e Kosovës që i tha jo Sllobodan Millosheviqit dhe ia nxori letërnjoftimin

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 14:38
kaqusha Jashari në vitin 1964

Pak e njohin ose fare nga gjenerata e tashme se Kaqusha Jashari ka qenë sportiste përkatësisht hendbolliste në fundvitet e 60-ta dhe në fillim të viteve të 80-ta. Nga gjeneratat e vjetra Kaqusha mbahet mend si ish kryetare e Komitetit Krahinor të Kosovës në fund të viteve të 80-ta. Kaqusha luajti për KH Kosovën e Prishtinës dhe Partizanin e Beogradit.

Image

Kaqusha si hendbollistet në vitet e 70-ta

Një burim i afërt me Kaqushën, ka treguar se Kaqusha në një mbledhje iu është kundërvënë ashpër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, atëkohë kryetar i Serbisë.

“Në mbledhjen e Komitetit Qendror të Serbisë, në vitin 1988 ku merrnin pjese edhe përfaqësuesit e Kosovës, në një moment Millosheviqi duke mos mundur ta bind Kaqusha Jasharin për suprimimin e Autonomisë së Kosovës dhe instalimin e kuadrove kukulla në pozitat udhëheqëse, ju drejtua Kaqushës me këto fjalë: ‘Pse je kaq kokëfortë si me qenë e Drenicës’. Kaqusha nxori letërnjoftimin dhe i tha po jam nga Drenica se jam e lindur në Skenderaj. E kundërshtoi dhe i tha jo!”, tregon burimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...