Vushtrria befason Dritën

Hendboll

Vushtrria befason Dritën

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 12:38
Vushtrria

Vushtrria befason DritënVushtrria ka shkaktuar befasi të madhe në javën e 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Vushtrri skuadra vendase e mposhti Dritën e Gjilanit me rezultat 30:29. Drita ishte favorite e madhe për këtë ndeshje, por nuk ia doli të fitojë. Vushtrriasit shkëputjen e madhe e bënë në pjesën e parë të cilën e fituan me 17:12. Në minutën e 49-të rezultati u barazua në 25:25 e më pas gjilanasit kishin epërsi 26:25, 27:26, 28:27 e 29:28. Në minutën e 58-të Vushtrria barazoi rezultatin në 29:29 dhe në minutën e 59-të shënoi golin e fitores, 30:29. 
R. Shabanaj me 10 gola ishte më efikasi te Vushtrria, kurse 8 gola i shënoi A. Musa. Te Drita nga 9 gola i shënuan G. Misini e F. Cimili.
Vushtrria tani i ka 11 pikë në vend të pestë derisa Drita mbetet e katërta me 18 pikë. 
Në dy ndeshjet tjera të luajtura të shtunën, favoritët nuk lejuan befasi. Besa Famgas fitoi ndaj Zhegrës në Pejë me rezultat 41:13, ndërsa Prishtina e mposhti Drenicën në Drenas me rezultat 46:23.

Zhegra – Besa Famgas 13:41 (8:20)

Zhegra: Ibrahimi, Murseli 1, A. Isufi 3, Agushi 2, Haziri 4, Aliu 2, F. Isufi 1 

Besa Famgas: Mehmeti, B. Idrizi 2, Vokshi 4, Broqi 2, Y. Muqolli 3, Tetova 5, D. Idrizi 5, Tahirukaj 5, Tahirukaj 5, Ramosaj 3, Kukrika 4, Berisha, Tafilaj 3

Drenica – Prishtina 23:46 (8:22)

Drenica: Lladrovci, Muqolli, Geci, Binaku, Qorri 2, Mehmeti 7, Zeka 9, B. Hasani, S. Hasani, Hamza, Sahiti 2, Haxhiaj 3, M. Hamza

Prishtina: Beqiri, Agushi, Krasniqi 5, Basholli 6, Abazi 6, Bajqinovci 9, Fetahu 4, Visoka 3, Hoxha 1, Batatina, Beshiri 11, Gjuka 1, Kastrati

Vushtrria – Drita 30:29 (17:12)

Vushtrria: Ibishi, Melenica, Karaqa 2, Neziri 3, Jashari 4, Sadiku 1, Abazxhiku 1, Musa 8, M. Jashari 1, Lahu, Krasniqi, Shabanaj 10
Drita: Sylejmani, Buqinca, Shahini 2, Shaqiri, Mustafi 3, Misini 9, Mehmeti, Azizi 2, Maxhera, Cimili 9, Gubetini 4, Veliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat