Shqiptarja qeshet me Serbinë, kjo e fundit fundoset!

Hendboll

Shqiptarja qeshet me Serbinë, kjo e fundit fundoset!

Nga: K. Goca Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 13:20
Dijana Ujkiç

Shqiptarja Dijana Ujkiç së bashku bashkëlojtaret e saja, festuan fitoren me rezultat 28:27 kundër Serbisë, në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Francë.

Image

Në palestrën në Nant ishin tubuar 2.307, ndërsa Mali i Zi e fundosi Serbinë! Mali i Zi tani ka ndeshjen me Danimarkën, e cila luhet të mërkurën në orën 15.45 dhe në rast të fitores kualifikohen në gjysmëfinalen e madhe!

Image

Shqiptarja Ujkiq është pjesë e këtij suksesit të madh dhe po qeshet me humbjen e Serbisë. Serbia është e mërzitur nga kjo humbje dhe që u humbi shpresat për të shkuar më tej. Serbia e luan ndeshjen e fundit të mërkurën me Francën dhe sipas mediave serbe, që janë të zhgënjyera nga humbja prej Malit të Zi, një ndeshje për asgjë.

Dijana është shqiptarja e vetme në kombëtaren e Malit të Zi dhe e vetmja që luan në rangun më të lartë. Ndryshe luan për kampionen e Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat