Fitore për Rumaninë e Norvegjinë - Bota Sot
Fitore për Rumaninë e Norvegjinë

Hendboll

Fitore për Rumaninë e Norvegjinë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 10:40
Fitore për Rumaninë e Norvegjinë

Janë luajtur ndeshjet e rradhës në Grupin II të raundit kryesor të kampionatit evropian për hendbolliste që po mbahet në Francë. Në Nancy fillimisht u takuan Spanja e Rumania, kurse fitore shënuan rumunet me rezultat 27:25. Pas pjesës së parë Spanja ishte në epërsi me 12:10, por në të dytën Rumania arriti te fitorja shumë e rëndësishme. Paraqitja e rumuneve nuk ishte e bukur dhe bindëse, por ishte e mjaftueshme për të marrë fitore.Cristina Neagu shënoi 7 gola, kurse Crina Pintea realizoi 6 herë. Portierja Drenisa Dedu bëri 11 pritje. 
Rumania është e para në grupin II me 6 pikë dhe pranë gjysmëfinales. I duhet një pikë të mërkurën ndaj Hungarisë për të kaluar në gjysmëfinale. 
Në ndeshjen tjetër të luajtur të martën, Norvegjia mposhti thellë Holandën që ishte e pamposhtur deri më tani. Norvegjia fitoi me rezultat të lartë, 29:16. Që në pjesën e parë norvegjezet bënë dallimin duke fituar me 15:7. Norvegjezet nuk iu kanë dhënë fare rast holadezeve në takimin e luajtur poashtu në Nancy. 
Përkundër humbjes Holanda mbetet shumë më pranë gjysmëfinales. Është e dyta në grup me 6 pikë kurse Norvegjia e treta me 4 pikë. Nga 4 pikë i kanë edhe Gjermania e Hungaria, kurse Spanja është pa pikë.
Të mërkurën janë ndeshjet e fundit në grupe. Në grupin I janë takimet Danimarka – Mali i Zi (15:45), Suedia – Rusia (18:00), Serbia – Franca (21:00).
Në grupin II janë ndeshjet Spanja – Norvegjia (15:45), Hungaria – Rumania (18:00), Holanda – Gjermania (21:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...