Trajneri që me një stërvitje e dy gra të martuara e bëri tokë ligën e Kosovës!

Hendboll

Trajneri që me një stërvitje e dy gra të martuara e bëri tokë ligën e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 13:13
Sami Çerkini

Është për ta studiuar Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Një klub që nuk ka as dy muaj që u themelua dhe me një stërvitje e dy gra të martuara, me disa lojtare të reja, e bëri tokë ligën. Është fjala për trajnerin Sami Çerkini, ish portier i mirënjohur dhe që drejton KHF Ferizajn! Një sukses i madh, tetë ndeshje po aq fitore dhe janë kampione vjeshtore me 16 pikë, dy më shumë se Click nga Prizreni.  

Image

KHF Ferizaj

“Besomëni është fenomen! Me një stërvitje e dy gra të martuara, t’i mposhtësh ekipet me nga 20-30 gola diferencë, është rast për ta studiuar”, tha një nga ekspertët e hendbollit ferizajas, që nuk do t’i përmendet emri.   Yllka Kupina dhe Kaltrina Domaneku, janë të martuara, të cilat dëshmuan edhe një herë klasin e tyre si lojtare. Dy lojtare që janë shembull, se si luftohet në çdo ndeshje për ngjyrat e klubit dhe për të arritur drejt sukseseve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat