Franca mposhti Serbinë - Bota Sot
Franca mposhti Serbinë

Hendboll

Franca mposhti Serbinë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 10:15
Franca mposhti Serbinë

Të mërkurën kanë përfunduar garat në fazën kryesore të grupeve në kampionatin evropian të hendbollisteve që po mbahet në Francë. Në ndeshjet e fundit në grupe edhe janë caktuar tri përfaqësueset që i janë bashkuar Rusisë në gjysmëfinale. Prej Grupit I pos Rusisë në gjysmëfinale ka kaluar edhe nikoqirja e Evropianit, Franca. Ndërsa prej Grupit II në gjysmëfinale kanë kaluar Holanda e Rumania.
Kështu në gjysmëfinale në Paris do të përballen Rusia me Rumaninë dhe Franca me Holandën. Ndeshjet luhen të premten, e para prej orës 17:30 kurse e dyta prej orës 21:00. Të premten luhet edhe ndeshja për vend të pestë. Nga ora 14:00 për vend të pestë takohen Suedia e Norvegjia.
Të mërkurën në Grupin I kishte rezultate befasuese. Fillimisht Danimarka fitoi ndaj Malit të Zi me rezultat 24:23 dhe kështu malazezet humbën gjasat për kalim tutje. Më pas Suedia fitoi ndaj Rusisë me rezultat 39:30, ndërsa në ndeshjen e fundit Franca mposhti Serbinë me rezultat 38:28 dhe kaloi në gjysmëfinale me stil.
Në Grupin II fillimisht Norvegjia fitoi ndaj Spanjës me rezultat 33:26. Hungaria fitoi ndaj Rumanisë me rezultat 31:29, ndërsa në ndeshjen e fundit Holanda nuk lejoi befasi dhe fitoi 27:21 ndaj Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...