Kastrioti përfundon stinorin me fitore

Hendboll

Kastrioti përfundon stinorin me fitore

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 13:56
Kastrioti përfundon stinorin me fitore

Me fitore bindëse ka përfunduar garat në stinorin vjeshtor skuadra e Kastriotit nga Ferizaj. Të premten në ndeshjen e parë të xhiros së 14-të të Superligës për hendbollistë, Kastrioti fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 52:34. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:16 në të mirë të ferizajasve. 
Për Kastriotin kjo ishte fitorja e 13-të. Kjo skuadër është shkëputur në vend të parë me 26 pikë, dy më tepër se Besa Famgas që ndeshjen e javës së 14-të e luan të dielen. Zhegra mbetet e shtata me 7 pikë.
Të dielen pos ndeshja Besa Famgas – Vushtrria zhvillohet edhe ndeshja Samadrexha – Drenica. Të shtunën janë ndeshjet Prishtina – Vëllaznimi e Drita – Trepça.

Kastrioti – Zhegra 52:34 (23:16)

Kastrioti: Esati, K. Syla 5, B. Syla 7, Salihu, Prekazi 5, Terziqi 7, Shabani 6, Ramadani, Rudari 4, Mutafa 11, Rajatoski 7, Dugoli.
Zhegra: L. Haziri 5, Ibrahimi, Murseli 7, A, Isufi 5, Agushi, A. Haziri 6, Aliu 8, F. Isufi 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat