Prishtina e Drita sipas parashikimeve

Hendboll

Prishtina e Drita sipas parashikimeve

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 12:40
Pamje nga një ndeshje

Ashtu si pritej, Prishtina e Drita i kanë fituar ndeshjet e xhiros së 14-të, përkatësisht xhiros të fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës për hendbollistë. Janë luajtur dy ndeshje të javës së 14-të me të cilën përfundojnë garat e hendbollit për këtë vit. 
Në kryeqytet, Prishtina e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 42:27. Pas pjesës së parë rezultati ishte 24:18 në të mirë të prishtinasve. Për Prishtinën është fitorja e 12-të, ndërsa për Vëllaznimin humbja e tetë. 
Fitoren e dhjetë e ka shënuar Drita që në Gjilan fitoi ndaj Trepçës me rezultat 33:23. Pas pjesës së parë rezultat ishte 15:15. Për Trepçën ishte humbja e dhjetë.
Dy ndeshje të javës së 14-të luhen të dielen. Besa Famgas e pret në Pejë Vushtrrinë prej orës 17:00, ndërsa në kohë të njëjtë në Vushtrri fillon takimi në mes të Samadrexhës dhe Drenicës. 

Prishtina – Vëllaznimi 42:27 (24:18)

Prishtina: Kastrati 2, Gjuka 5, Beshiri 5, Batatina, Hoxha 3, Visoka 2, Fetahu 1, Bajqinovci 9, Abazi 4, Basholli 7, Krasniqi 4, Agushi, Beqiraj, Murtezi.

Vëllaznimi: Luzha, Neziri 7, Rexha, Rama 3, Curri, Gaxha 6, Fana 4, Halili 5, Spahija 1, Mamusha 1.

Drita – Trepça 33:23 (15:15)

Drita: Sylejmani, Buqinca, Cimili 1, Maxhera 1, Azizi 1, Mustafi 2, Misini 6, Mehmeti 2, Veliu 5, Gubetini 4, Shaqiri 9, Shahini 2.

Trepça: Kelmendi, Tahiri, Fejzullahu 3, Voca, E. Beqiri 3, Pllana 2, Shala 1, Qabra 4, Zhuri 7, Y. Beqiri 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat