Spanja me ofertë të çuditshme për klubin e Kosovës

Hendboll

Spanja me ofertë të çuditshme për klubin e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 12:51
Pamje nga një ndeshje

Nuk ka ujdi mes Rincon Fertilidad Malaga nga Spanja dhe Istogut! Edhe një ofertë nga skuadra spanjolle, por paksa më e çuditshme se të tjerat! Një ofertë që nuk pranohet nga fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu.

Merret vesh se liderja e kampionatit spanjoll iu është drejtuar Istogut me ofertë, t’i zhvillojnë dy ndeshje në Malaga, në kuadër të të tetës së finales së Challenge Cup në hendboll në konkurrencën e femrave. 

“E para, klubi Malaga ka kërkuar që dy ndeshje të luhen në vendin e tyre dhe kanë garantuar se do t’i sigurojnë vizat për 14 hendbolliste dhe dy për stafin, që i bie për trajnerë. Ne e kemi refuzuar dhe kemi kërkuar që të luhet sipas asaj që e ka përcaktuar orarin EHF-i”, ka thënë një burim brenda klubit Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat