Hendbollistja më e mirë shqiptare viziton FHK-në

Hendboll

Hendbollistja më e mirë shqiptare viziton FHK-në

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Dijana e Suzana Ujkiq

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiq, anëtare e kampiones malazeze Buduçnosti nga Podgorica dhe e kombëtares së Malit të Zi, së bashku me motrën Suzana, vizituan Federatën e Hendbolli të Kosovës.

Zyrtarët e FHK-së, e priten Dijanën dhe e përgëzuan për sukseset me Buduçnostin në kampionatin malazez, në garat e Champions League dhe me Malin e Zi në Kampionatin Evropian, që u mbajt ditë më parë në Francë.

Image

Dijana ka ardhur në Kosovë për ta vizituar edhe motrën Suzana, e cila luan me sukses në petkun e fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu, njëherësh kampione vjeshtore dhe është edhe anëtare e kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat