Klubi i Kosovës refuzon keq spanjollet, merr vendim të prerë!

Hendboll

Klubi i Kosovës refuzon keq spanjollet, merr vendim të prerë!

Nga: K. Goca Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:34
KHF Istogu

Nuk i binden ofertës së skuadrës spanjolle, Rincon Fertilidad Malaga. Fituesi i Kupës së Kosovës, KHF Istogu, shuan të gjitha shpresat për skuadrën spanjolle, e cila kërkonte  që të dyja ndeshjet të luhen në Malaga, në kuadër të të tetës së finales së Challange Cup në hendboll (femrat).  Istogu i refuzon keq spanjollet. “KHF Istogu ka zhvilluar negociata të gjata këtë muaj me skuadrën e Malagës për mundësinë e zhvillimit të të dy ndeshjeve të rrethit të katërt të Challenge Cup në një vend, me qellim të zvogëlimit të shpenzimeve të ndeshjes, por një gjë nuk është arritur, ngase ofertat e skuadrës spanjolle nuk janë në përputhje me rregulloret e EHF-së, andaj KHF Istogu në konsultim me Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe Drejtoratin për Kulturë Rini dhe Sport në Istog, ka marrë vendim që ndeshjet të zhvillohen sipas rregullores së EHF-it dhe kemi caktuar që ndeshja e dytë kthyese të zhvillohet me datën, 10.02.2019 nē Palestrën ’Karagaç’ në Pejë, ndërsa ne presim që skuadra mike nga Spanja të na dërgojë së shpejti terminin e zhvillimit te ndeshjes së parë në Spanjë”, thuhet nga KHF Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat