Korrespondenti i Daily Telegraph në Trieste (1928): “Përgënjeshtrohet çdo ndërhyrje e Italisë në shpalljen e mbretërisë shqiptare!”

Historia

Korrespondenti i Daily Telegraph në Trieste (1928): “Përgënjeshtrohet çdo ndërhyrje e Italisë në shpalljen e mbretërisë shqiptare!”

Nga: Aurenc Bebja Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 08:39
Shkrimi i “Le Figaro”

“Le Figaro” ka botuar, të premten e 24 gushtit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përgatitjen e shpalljes mbret të Ahmet Zogut dhe me përgënjeshtrimin e ndërhyrjes së Italisë në këtë eveniment të rëndësishëm, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Drejt shpalljes së monarkisë në Shqipëri

Londër, 23 gusht. Korrespondenti i Daily Telegraph në Trieste telegrafon:

“Shpallja e Ahmet Zogut si Mbret i Shqipërisë do të ndodhë në mbledhjen e Asamblesë Kushtetuese në Tiranë të shtunën e ardhshme.

Sipas lajmeve të marra nga Shqipëria, deklarata për krijimin e një monarkie dhe një mbretërie në Shqipëri është jashtëzakonisht popullore.

Përgënjeshtrohet çdo ndërhyrje e Italisë në shpalljen e mbretërisë shqiptare dhe ka arsye të mira për të besuar se ky përgënjeshtrim është i saktë.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/korrespondenti-i-daily-telegraph-ne-trieste-1928-pergenjeshtrohet-cdo-nderhyrje-e-italise-ne-shpalljen-e-mbreterise-shqiptare-ky-pergenjeshtrim-eshte-i-sakte/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat