Zhani Ziçishti tregon ‘sekretet’: Si u pushkatua ministri që bëri ekspertizën e Mehmet Shehut - Bota Sot
Zhani Ziçishti tregon ‘sekretet’: Si u pushkatua ministri që bëri ekspertizën e Mehmet Shehut

Historia

Zhani Ziçishti tregon ‘sekretet’: Si u pushkatua ministri që bëri ekspertizën e Mehmet Shehut

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:08
Zhani Ziçishti tregon ‘sekretet’: Si u pushkatua ministri që bëri ekspertizën e Mehmet Shehut

Kush e ka parë këto kohë me flokë të lyer, do ketë menduar me siguri se dëshiron të mbulojë moshën. Por në të vërtetë, Zhani Ziçishti nuk e ka as fare problem moshën, madje e thotë me mburrje se është 79 vjeç.

Me Zhani Ziçishtin zhvilluam një bisedë të gjatë. Folëm për kohërat e rinisë kur i hyri rrugës së aktrimit, për role të dashura, për prapaskena, për puthje e shpulla, për kolegë, për kohë të bukura e të vështira. Ndër këto të fundit ishin edhe katër vjet, që iu dukën sa një jetë, kur nuk i dhanë asnjë rol në teatër dhe kinematografi.

Kjo për shkak se dy kushërinjtë e tij të parë, funksionarë të lartë të shtetit komunist u shpallën “armiq të partisë e të popullit”. Mihallaq Ziçishti, ish-zv/ministër i Brendshëm u dënua me 25 vjet heqje lirie, nga të cilat kreu 8, kurse Llambi Ziçishti, ish-ministër Shëndetësie u dënua me pushkatim.

Në numrin e kaluar ai rrëfeu për këto vite të vështira, ndërsa sot vijon rrëfimi i tij për të tjera episode, të cilat i ka dëgjuar nga goja e Mihallaq Ziçishtit pas daljes së tij nga burgu, që nga dënimi i Llambi Ziçishtit për aktekspertizën e vrasjes së Mehmet Shehut te plani i “shpëtimit” të Enver Hoxhës pas mbledhjes së 81 partive në Moskë.

Image

Nuk ka shqiptar të mos merret ndopak me politikë, ju e ndiqni?

Nuk merrem me politikë dhe nuk jam me asnjë parti. Që kur më dha urdhër Mihallaqi atëherë, nuk u mora asnjëherë me politikë. Ishte këshillë me mend dhe shumë serioze. “Në asnjë mënyrë, më tha, nuk të lejoj! U thuaj, nuk e bëj dot, do merrem me artin”.

Ju na treguat për Mihallaqin, po vëllai i tij, Llambi, ish-ministër i Shëndetësisë, përse u dënua?

Ai u dënua se tha për vrasjen e Mehmet Shehut që “një njeri me dy plumba nuk mund të vetëvritet”. “Bobo,- i tha Mihallaqi,- ç’na bëre!” Mehmetin e kishin goditur me snajper nga dritarja dhe më pas i kishin futur dhe një plumb tjetër.

Si jeni në dijeni të këtij fakti?

Na e ka treguar Mihallaqi, kur doli nga burgu, se çfarë ndodhi. Llambi ishte ministër Shëndetësie dhe vajti të inspektonte se çfarë kishte ndodhur. Ishte ai që i pa plagët, që bëri ekspertizën mjeko-ligjore.

Nuk është folur ndonjëherë për një variant të tillë?

Këto nuk i dinte njeri. Gjithçka ka qenë e fshehtë. Ne na i ka thënë Mihallaqi. Gjithçka ishte e kurdisur. Mendoni, a mund ta vrasë veten njeriu e ta lërë vetë revolen mbi jorgan?! Pastaj, Mehmeti nuk ishte nga ata njerëz që vriste veten. Gjithçka ishte e komanduar nga Ramizi dhe Nexhmija. Të gjithë e dinin që në atë kohë Enveri kishte mbaruar dhe nuk ishte në gjendje të shëndoshë mendore, kështu që ata do mbronin veten. Pasardhësi ishte paracaktuar dhe ata kishin frikë se çfarë do t’u ndodhte më pas. Asokohe u morën më qafë edhe shumë ushtarakë. Na tregonte Mihallaqi, që kur bëheshin mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë, secili mendonte se cili kishte radhën../Panorama

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...