Rrëfimi i Adiles, motrës së madhe të mbretit Zog, në median franceze (1939) : “Jam e lumtur që arrita në Francë dhe kam ndërmend të qëndroj këtu” - Bota Sot
Rrëfimi i Adiles, motrës së madhe të mbretit Zog, në median franceze (1939) : “Jam e lumtur që arrita në Francë dhe kam ndërmend të qëndroj këtu”

Historia

Rrëfimi i Adiles, motrës së madhe të mbretit Zog, në median franceze (1939) : “Jam e lumtur që arrita në Francë dhe kam ndërmend të qëndroj këtu”

Nga: Aurenc Bebja Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 18:22
Mbreti Zog me bashkëshorten dhe motrat e tij

“Paris-soir” ka botuar, të mërkurën e 5 korrikut 1939, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me rrëfimin e motrës së madhe të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Motra e madhe e mbretit Zog është nisur për në Paris

Marsejë, 4 Korrik.

Motra më e madhe e ish mbretit Zog të Shqipërisë, princesha Adile, mbërriti dje në Marsejë me dy vajzat e saj, kunatën e ish mbretit, gjyshen dhe vëllain e vogël të mbretëreshës Geraldinë, kontin Jul Apponyi.

“— Jam e lumtur që arrita në Francë dhe kam ndërmend të qëndroj këtu, tha ajo. Po nisem për në kështjellën e Mayes, pranë Versajës, e cila është marrë me qira për ne. Aty do të vijë edhe vëllai im. Nga Polonia, ai do të shkojë në Londër, ku do të bëjë një qëndrim të shkurtër. Pastaj do të vijë në Versajë.”

Princesha Adile dhe shoqëruesit e saj u larguan nga Marseja për në Paris me trenin e orës 14:40.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...