Le Populaire (1939)/Mbreti Zog u pohoi legatave britanike, franceze, amerikane, jugosllave, turke, greke dhe rumune vullnetin e tij për rezistencë ndaj sulmit italian - Bota Sot
Le Populaire (1939)/Mbreti Zog u pohoi legatave britanike, franceze, amerikane, jugosllave, turke, greke dhe rumune vullnetin e tij për rezistencë ndaj sulmit italian

Historia

Le Populaire (1939)/Mbreti Zog u pohoi legatave britanike, franceze, amerikane, jugosllave, turke, greke dhe rumune vullnetin e tij për rezistencë ndaj sulmit italian

Nga: Aurenc Bebja Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:18
Mbreti Zog

Mbreti Zog pohon vullnetin e tij për rezistencë

Londër, 7 prill.

Një telegram nga Tirana, i cili arriti në Londër gjatë mbrëmjes, njofton se Mbreti Zog i Shqipërisë ka lajmëruar personalisht legatat britanike, franceze, amerikane, jugosllave, turke, greke dhe rumune mbi sulmin e territorit shqiptar nga forcat ushtarake italiane.

Image

Mbreti Zog u tha gjithashtu përfaqësuesve të huaj diplomatikë se qeveria e tij kishte vendosur të mbrojë tokën shqiptare me të gjitha forcat që ka në dispozicion dhe se lufta vazhdon me frymën më të madhe të rezistencës nga ana e trupave mbretërore shqiptare.

Së fundi, Mbreti Zog u kërkoi ministrave të jashtëm të informojnë qeveritë e tyre përkatëse “se sulmet italiane përbëjnë një shkelje formale të të gjitha traktateve dhe marrëveshjeve ekzistuese midis Shqipërisë dhe Italisë”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-populaire-1939-mbreti-zog-u-pohoi-legatave-britanike-franceze-amerikane-jugosllave-turke-greke-dhe-rumune-vullnetin-e-tij-per-rezistence-ndaj-sulmit-italian/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...