Sqarimi i tri çështjeve nga Ahmet Zogu para Asamblesë kombëtare (1927) : Negociatat e traktateve tregtare, marrëveshja me selinë e shenjtë dhe pakti i tiranës (Le matin) - Bota Sot
Sqarimi i tri çështjeve nga Ahmet Zogu para Asamblesë kombëtare (1927) : Negociatat e traktateve tregtare, marrëveshja me selinë e shenjtë dhe pakti i tiranës (Le matin)

Historia

Sqarimi i tri çështjeve nga Ahmet Zogu para Asamblesë kombëtare (1927) : Negociatat e traktateve tregtare, marrëveshja me selinë e shenjtë dhe pakti i tiranës (Le matin)

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 08:40
Ahmet Zogu

“Le Matin” ka botuar, të shtunën 17 shtatorit 1927, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me sqarimet e mbretit Zog para Asamblesë Kombëtare, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria negocion disa traktate tregtare dhe një marrëveshje me Selinë e Shenjtë

Tiranë (Shqipëri), nëpërmjet Londrës, më 16 shtator. Telef. Matin.

Në hapjen e Asamblesë Kombëtare, Ahmet Zogu njoftoi se Shqipëria ishte gati të përfundonte disa traktate tregtare me Britaninë e Madhe, Francën, Egjiptin, Turqinë dhe Japoninë dhe se, për më tepër, ajo kishte shpresën për të arritur një marrëveshje me Selinë e Shenjtë.

– Shfrytëzoj rastin, shtoi presidenti, për të thënë se thashethemet se pakti i Tiranës ka tjetërsuar pavarësinë e Shqipërisë janë pa asnjë bazë. Në fakt, kjo marrëveshje respekton sovranitetin tonë në kuptimin e plotë të fjalës.

Image
rimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...