Ekskluzive: Le Radical (1914) / Deklarata e Princ Vidit, para ngjitjes në fron, për popullin shqiptar - Bota Sot
Ekskluzive: Le Radical (1914) / Deklarata e Princ Vidit, para ngjitjes në fron, për popullin shqiptar

Historia

Ekskluzive: Le Radical (1914) / Deklarata e Princ Vidit, para ngjitjes në fron, për popullin shqiptar

Nga: Aurenc Bebja Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 13:03
Shkrimi i“Le Radical”

“Le Radical” ka botuar, të premten e 13 marsit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para ngjitjes së tij në fron, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Në Shqipëri

Një deklaratë nga mbreti

Durrës, 12 mars. – Nesër në mëngjes do të publikohet shpallja e mëposhtme e mbretit për popullin:

“Shqiptarë,

Sot, Shqipëria e lirë dhe e pavarur hyn në një histori të re. Fati i vendit i është besuar mbretit, urtësisë së qeverisë dhe virtyteve të patriotëve. Rruga përpara është e gjatë dhe plot pengesa, por asnjë pengesë nuk është e pakalueshme për një popull që ka tradita të famshme në historinë e lashtë dhe i cili, si ju, ka (ka pasur) një vullnet të madh për të punuar dhe përparuar. Detyra jonë dhe ajo e pasardhësve tanë do të jetë gjithmonë kërkimi për mirëqenien e kombit, me të gjitha forcat tona. Frymëzuar nga këto ndjenja, ne kemi pranuar nga duart tuaja kurorën e Shqipërisë.

Shqiptarë,

Ndërsa ngjitemi në fron, ne presim që të gjithë ju të nxitoni rreth mbretit tuaj dhe të punoni me ne për përmbushjen e aspiratave kombëtare.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-radical-1914-deklarata-e-princ-vidit-para-ngjitjes-ne-fron-per-popullin-shqiptar/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...