Tivari i panjohur – Një vend shqiptar - Bota Sot
Tivari i panjohur – Një vend shqiptar

Historia

Tivari i panjohur – Një vend shqiptar

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:22
Foto

Në gjuhën shqipe njihet si Tivar, ndërsa në gjuhët sllavojugore thjeshtë si Бар/Bar. Emri i këtij qyteti është i lidhur me emrin e qytetit të Barit në Itali dhe i cili përshkruan pozitën gjeografike, përballë qytetit të Barit dhe në anën e përtejme të detit Adriatik.

Ekspedita të ndryshme të arkeologëve kanë vërtetuar se sipërfaqja e qytetit dhe rrethinës së tij kanë qenë të populluara që në parahistori. Materialet e gjetura tregojnë prezencën e Ilirëve. Mendohet se qyteti është ndërtuar mbi apo në afërsi të qytetit të lashtë të njohur si Antipargal në shekullin e VI. Emrin Antibarium (Përballë Barit në Itali) duket të jetë përmendur rreth shekullin X. Duket se shumë sundues të Dioklesë kanë përdorur këtë qytet si seli të tyre. Kështu sunduesi i parë i Dioklesë Mihali e ka konfirmuar kurorëzimin në këtë qytet sikurse më vonë Bodini.

Nga 1166 deri më 1183 qyteti ishte nën zotërimin e bizantinëve nga të cilët Stefan Nemanja e kishte marrë dhe bashkangjitur së bashku me Zetën sundimit të tij në Rashkë. Nga relacioni i kryepeshkopit të Tivarit Guljelm Adam drejtuar Dukës së Burgonjës Filipit VII Valua, 1332.

Argjipeshkvi i Tivarit Gulielm Adae shkruan ne 1332 një vepër në latinisht për mbretin e Francës Filipi VI dhe nuk harron të shkruaje këtë frazë lapidare : “Shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja, kanë alfabetin latin në të tërë librat e tyre”. Nga viti 1443 deri 1571 qyteti administrohej kryesisht nga Venedikasit. Gjatë mesjetës ishte qendër e bregdeti jugorë dhe kishte një status qytet-shteti deri sa më 1571 bie nën sundimin otoman, Selim II, deri më 1878.

Shkencëtari njohur italian Gjuliem Markoni vendosi lidhjen e parë telegrafike midis Tivarit dhe Antibarit më 30 gusht 1904 dhe më 1908 për herë të parë futet në përdorim linja hekurudhore, e cila e bënte këtë qytet ndër qytet e parët të lidhura me hekurudhë në Ballkan (1913). Tivari ishte po ashtu ndër qytetet e parë në Mal të Zi që filloi luftën kundër fashistëve (13 qershor 1941). Që nga Lufta e Dytë Botërore e deri në ditët e sotshme qyteti është në përbërje të Republikës së Malit të Zi dhe është qendër komune.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...