Le Radical (1924) / Vrasja e katër turistëve amerikanë në Shqipëri, një ngjarje e rëndë - Bota Sot
Le Radical (1924) / Vrasja e katër turistëve amerikanë në Shqipëri, një ngjarje e rëndë

Historia

Le Radical (1924) / Vrasja e katër turistëve amerikanë në Shqipëri, një ngjarje e rëndë

Nga: Aurenc Bebja Më: 31 mars 2019 Në ora: 16:44
Le Radical, ballinë, e premte, 11 prill 1924 – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gazeta franceze “Le Radical” ka botuar, të premten e 11 prillit dhe të shtunën e 19 prillit 1924, në ballinë, dy shkrime në lidhje me vrasjen e katër turistëve amerikanë në Shqipëri, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

Vrasja e dy amerikanëve

Xhandarmeria shqiptare vret tre nga vrasësit dhe plagos të katërtin.

Londër, 10 prill.

Një mesazh nga Tirana njofton se xhandarmëria shqiptare ka hyrë në kontakt me gjashtë nga vrasësit e dy amerikanëve, Zotërinjtë George Bowen de Long, nga New York-u, dhe Robert-Louis Coloman.

Pas një lufte të ashpër, tre nga vrasësit u vranë dhe një i katërt u plagos.

Gjendja e shtetrrethimit është shpallur në zonën në të cilën supozohet të jenë strehuar banditët.

Qeveria është e vendosur të vazhdojë të veprojë me ashpërsinë më të madhe për të kapur banditët, të gjallë ose të vdekur.

Image
Le Radical, ballinë, e shtunë, 19 prill 1924 – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dy amerikanë të vrarë afër Tiranës nga banditët shqiptarë

Korrespondenti i “Chicago Tribune” shkruan nga Athina:

Sipas një shkrese të marrë nga autoriteti ushtarak grek i Epirit drejtuar ministrit grek të luftës, trupat e dy amerikanëve të vrarë nga banditët shqiptarë u gjetën një ditë më parë në zonat e pyllëzuara pranë qytetit të Tiranës.

Kjo vrasje e re, nëse konfirmohet, do të sjellë në katër numrin e viktimave amerikane nga banditët shqiptarë. Kujtojmë se dy amerikanë të tjerë të pasur u vranë në të njëjtin rajon pak javë më parë.

Sipas kësaj shkrese, njerëzit e vrarë një ditë më parë ishin turistë amerikanë të bashkangjitur suitës së z. Pierpont Morgan. Vrasja u krye nga një bandë prej pesëmbëdhjetë burrave që u ngritën kurth amerikanëve.

Ky krim i ri kundër shtetasve amerikanë ka shkaktuar zemërim në qarqet zyrtare shqiptare.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-radical-1924-vrasja-e-kater-turisteve-amerikane-ne-shqiperi-nje-ngjarje-e-rende-per-te-cilen-qeveria-shqiptare-reagoi-me-ashpersine-me-te-madhe-ndaj-vrasesve/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...