Le Petit Parisien (1939) / Një princ i kurorës sapo ka lindur në oborrin mbretëror të Tiranës

Historia

Le Petit Parisien (1939) / Një princ i kurorës sapo ka lindur në oborrin mbretëror të Tiranës

Nga: Aurenc Bebja Më: 5 prill 2019 Në ora: 13:37
Mbretëresha e re, Geraldina e Shqipërisë

“Le Petit Parisien” ka botuar, të enjten e 6 prillit 1939, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me lindjen e Leka Zogut I, trashëgimtarit të drejpërdrejtë të fronit mbretëror shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbretëresha e re, Geraldina e Shqipërisë, lindi një djalë, në Tiranë, në orën 3 e 30 të mëngjesit.

 Një breshëri prej njëqind e një gjuajtjesh me top njoftoi ngjarjen tek populli shqiptar, i cili brohoriste për mbretin Zog, mbretëreshën Geraldinë dhe princin e ri të kurorës.

 Zjarre gëzimi u ndezën në majë të maleve dhe festimet do të vazhdojnë për tri ditë.

 Në lidhje me karakterin e edukimit që do të marrë princi i kurorës, nuk ka asnjë informacion. Asnjë prift katolik nuk mori pjesë në dasmën mbretërore në Tiranë një vit më parë. Ceremonia ishte thjesht civile. Mbretëresha Geraldinë, e cila është katolike, nuk u martua me ceremoni fetare me mbretin Zog, i cili është musliman.

 Ai synon të tregojë tolerancën më të madhe, veçanërisht pasi ekzistojnë në këtë vend fiset katolike "Mirditorët", të cilët jetojnë në marrëdhënie të mira me fiset muslimane.

 Mbretëresha Geraldinë nuk është tjetër veçse kontesha Geraldinë Apponyi, mbesa (në fakt vajza) e kontit Apponyi, ish-shambellanit të oborrit mbretëror të Franz-Jozefit.

 Ajo është njëzet e tre vjeç, ndërsa mbreti Zog është dyzet e tre vjeç.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat