Kur Demireli me sqaronte letrën që i kishte drejtuar Presidentit Klinton - Bota Sot
Kur Demireli me sqaronte letrën që i kishte drejtuar Presidentit Klinton

Historia

Kur Demireli me sqaronte letrën që i kishte drejtuar Presidentit Klinton

Nga: Hajro Limaj Më: 12 prill 2019 Në ora: 00:22
Kolonel Hajro Limaj dhe Sulejman Demirel

Presidenti i Republikës së Turqisë, Süleyman Demirel, më datën 6 prill 1999 iu drejtua me shkresë zyrtare Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton për dramën e shqiptarëve të Kosovës. Ai, mbasi vlerësonte qëndrimin e vendosur të Klintonit përballë njerës prej masakrave më të mëdha të historisë njerëzore

të Europës, nënvizonte: “Besoj se, ashtu siç po vazhdojmë vendosmërisht ndërhyrjen e filluar së bashku, në të njëjtën kohë nevojitet të marrim masa urgjente përballë katastrofës njërëzore, e cila është pasojë e veprimeve gjakatare të spastrimit etnik të kryera nga Milosheviçi. Për këtë arsye, nevojitet të veprohet me shpejtësi për të lehtësuar dhimbjet e njerëzve të pafajshëm, që kanë rënë pre e krimeve çnjerëzore “.

Mbasi me tregoi pjesën e mësipërme të letrës, presidenti Demirel vazhdoi :

Klintonit i kam sqaruar se Turqia, fillimisht, i ka bërë të qartë gjithë botës se është e gatshme të pranojë 20 mijë refugjatë nga Kosova dhe duke shprehur besimin se ky hap do të ndiqet edhe nga vendet e tjera aleate i nënvizonte: “ NATO, e cila është shpresa e miliona njerëzve që kanë mallë për liri, duhet me fuqi dhe vendosmëri të vazhdojë të ndjekë qëndrimin e saj në drejtim të kryerjes me denjësi të detyrës së saj të lartë, sado I shtrenjtë të jetë ai qëndrim “.

Këtë vendosmëri dhe përkushtim për çlirimin e Kosovës Ai e vazhdoi në të gjitha organizmat ndërkombëtare, ndërsa Turqinë e ngriti në këmbë në mbështetje të Kosovës martire. Bile, Turqia ishte i vetmi shtet i NATO-s, që kur Miloshevici nuk po tërhiqej dhe vazhdonte në mënyrë barbare gjenocidin ndaj kosovarëve në trojet e tyre, këmbënguli që, krahas operacioneve ajrore, NATO-ja të fillonte menjëherë operacionet tokësore. Ajo i përmbahej parimit se fati i luftës në fund të fundit vendoset nga toka.

Por, strategjia e mësymjes së shteteve të tjera të NATO-s, me në krye SHBA-në, mbështetet në operacionet dhe sulmet ajrore, efektiviteti i së cilës u tregua edhe në luftën e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...