Çfarë ka ndodhur më 13 prill? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 13 prill?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 13 prill?

Më: 13 prill 2019 Në ora: 07:34
Esad Pashë Toptani

1870 – Muzeu i Artit Metropolitan themelohet në New York. Ky muze ishte më i madhi në Shtetet e Bashkuara dhe një nga dhjetë muzeumet më të mëdhenj të artit në botë.

1909 – Sulltani Abdul Hamid II i shpëton grushtit të shtetit, falë ushtrisë turke.

1919 – Burgoset Eugene V. Debs, për ngritje zëri kundër rekrutimit gjatë Luftës I. Debs njihet si sindikalist dhe pesë herë kandidati i Partisë Socialiste të Amerikës për president të Shteteve të Bashkuara.

1920 – Esad Pashë Toptani tenton të bëhet mbret i Shqipërisë së mesme, duke ndërmarrë një përpjekje të re me dhunë. Qeveria në Tiranë paralajmëroi popullatën kundër pjesëmarrjes në veprimet e Esadit, duke akuzuar se ai financohej nga jugosllavët, të cilët kishin pretendime e tyre ndaj Shqipërisë veriore.

Lëvizjet e armatosura të komanduara nga Bajram Curri, nën urdhrat e Ahmet Zogut, shkatërruan lëvizjen esadiste. 72 udhëheqës kryesorë esadistë dolën para një gjykate ushtarake dhe u dënuan në burgun e Kalasë, Gjirokastër.

Në të njëjtën kohë, Esad Pasha kishte shkuar në Paris, Francë. Pas një muaji, më 13 qershor, ai u vra nga Avni Rustemi. Gjykata franceze e shpalli Avniun fajtor për vrasje politike dhe e dënoi atë me gjobë (1 frank). Pasi pagoi gjobën, Rustemi, 24 vjeçar, u kthye në Shqipëri, ku u prit si hero. Më pas u bë anëtar udhëheqës i Klubit Bashkimi, i Partisë Demokratike të Fan Nolit, dhe anëtar parlamenti. U vra me atentat në Tiranë, më 20 prill 1924, dhe vdiq në spital pas dy ditësh nga plagët e marra.

1934 – 47 milionë familje amerikane jetojnë me ndihma sociale, kriza e madhe ekonomike pushton vendin.

1943 – Nazistët zbulojnë varrezën masive të oficerëve polakë, pranë Katynit; ata kishin qenë robër të sovjetikëve. Bashkimi Sovjetik e mohoi përgjegjësinë për vrasjen e tyre, ndërsa në nëntor 2010, parlamenti Rus, Duma, miratoi një deklaratë duke fajësuar Stalinin dhe zyrtarë të tjerë sovjetikë për urdhërimin e masakrës. Numri i viktimave është vlerësuar në rreth 22.000 persona.

1943 – Përmendorja Jefferson përkushtohet në Uashington, DC, në 200-vjetorin e lindjes së presidentit Thomas Jefferson.

1945 – Më shumë se 1.000 të burgosur politikë dhe ushtarakë në Gardelegen, vriten nga trupat gjermane.

1945 – Forcat sovjetike dhe bullgare marrin Vjenën, Austri (Lufta e Dytë Botërore).

1953 – Allen Dulles, drejtor i CIA-s, nis programin e kontrollit të mendjes MKULTRA. Qëllimi i projektit ishte i gjerë, me hulumtime të ndërmarra në 80 institucione, duke përfshirë 44 kolegje dhe universitete, si dhe spitale, burgje dhe kompani farmaceutike. 

1954 – Robert Oppenheimer, fizikan amerikan dhe krijues i bombës bërthamore, akuzohet si komunist. Ai i mohoi akuzat, por, tha se pajtohet me shumë nga objektivat e komunizmit, megjithëse nuk është i gatshëm të ndjekë verbërisht urdhra nga ndonjë organizatë komuniste.

1959 – Vatikani shpall dekretin që ndalon katolikët të votojnë për komunistët

1964 – Sidney Poitier bëhet i pari afrikano-amerikan që merr çmimin Oscar si aktori më i mirë në filmin “Lilies of the Fields”. Filmi tregon mbi një murator shëtitës që ndeshet me disa murgesha gjermane, të cilat besojnë se ai ishte dërguar nga Perëndia, për t’u ngritur atyre një kishëz të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...