Luftëtarë shqiptarë në Shkup më 1911

Historia

Luftëtarë shqiptarë në Shkup më 1911

Më: 15 prill 2019 Në ora: 17:22
Foto

Në foto është Hasan Ferri me veshje kombëtare, djali më i njohur i Jakup Ferrit i cili së luftoi së bashku me të atin në shumë beteja.

Sipas gazetës franceze Hasan Ferri, ishte nisur për në Stamboll për të takuar sulltanin Mehmetin V, për të biseduar për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Malësi.

Jakup Ferri ka qenë luftëtar dhe udhëheqës ushtarak popullor nga qyteti i Plavës. Pjesëmarrës aktiv në lëvizjen kryengritëse të viteve ‘60 kundër Tanzimatit në krahinën Plavë-Guci, si dhe në luftimet kundër orvatjeve të ushtrisë malazeze për të pushtuar toka shqiptare më 1874 e 1876. Jakup Ferri ka qenë pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe anëtar i Komitetit të Lidhjes për Plavën. Ishte një nga organizatorët e aksionit të Gjakovës në shtator 1878, që përfundoi me vrasjen e Mehmet Ali Pashës. Udhëhoqi forcat mbrojtëse shqiptare më 4 dhjetor 1879 në afërsi të Nokshiqit dhe të Velikës dhe u vra në luftimet me trupat malazeze.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat