Paris-Midi (1919)/Telegrami i presidentit të Federatës shqiptare “Vatra” drejtuar presidentit Wilson, baronit Sonnino, kryeministrave LIoyd George dhe Clemenceau

Historia

Paris-Midi (1919)/Telegrami i presidentit të Federatës shqiptare “Vatra” drejtuar presidentit Wilson, baronit Sonnino, kryeministrave LIoyd George dhe Clemenceau

Nga: Aurenc Bebja Më: 22 prill 2019 Në ora: 07:52
Shkrimi i “Paris-Midi”

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 30 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me telegramin e presidentit të Federatës shqiptare “Vatra”, Fan Nolit, drejtuar, 100 vite më parë, lidërve më të fuqishëm botërorë, si arsye e pohimeve absurde të kryeministrit grek Venizelos, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria dhe Greqia

Delegacioni shqiptar sapo ka marrë telegramin e mëposhtëm nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Vatrës:

“Ju lutem t’i komunikoni Presidentit Wilson, Baronit Sonnino, Kryeministrave LIoyd George dhe Clemenceau, rezolutën e mëposhtme, e miratuar njëzëri, më 16 mars, nga Këshilli i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe nënshkruar nga Kryepeshkopi rus Aleksandër, nga klerikët shqiptarë dhe 124 delegatë, ortodoksë nga Shqipëria e Jugut, që aktualisht banojnë në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë :

Të nënshkruarit priftërinj dhe laikë, përfaqësues të 52 komuniteteve dhe kishave të shenjta ortodokse shqiptare (këtu emrat e këtyre komuniteteve) dhe përfaqësuesit e Kishës rumune, të gjithë me origjinë nga Shqipëria e Jugut, u mblodhën nën presidencën e hirësisë së tij, kryepeshkopit rus të Amerikës së Veriut, Aleksandër, për të zgjedhur një peshkop ortodoks shqiptar, protestojnë me indinjatë kundër pohimeve absurde të Z. Venizelos, sipas të cilave ortodoksët shqiptarë të Shqipërisë së Jugut dëshirojnë bashkimin e tyre me Greqinë.

Ne, të krishterët ortodoksë shqiptarë, shërbëtorë besnikë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje Shkëlqesisë tuaj, në Konferencën e Paqes, me qëllim që të fitojmë restaurimin e pavarësisë shqiptare dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve ortodoksë, myslimanë dhe katolikë, nën flamurin e ushtarit të famshëm të Krishtit Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe formimin e një qeverie kombëtare me kufijtë etnikë të Shqipërisë duke përfshirë Çamërinë, Kosovën, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e qeverisë së përkohshme shqiptare .

Nënshkruar nga 120 delegatë laikë, emrat e të cilëve pasojnë sipas alfabetit.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-midi-1919-telegrami-i-presidentit-te-federates-shqiptare-vatra-drejtuar-presidentit-wilson-baronit-sonnino-kryeministrave-lioyd-george-dhe-clemenceau-si-arsye-e-pohimeve-absurde-te-kryeministrit-grek-venizelos/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat