Chicago Tribune (1920)/Presidenti Wilson thekson se Shtetet e Bashkuara duhet të konsultohen për zgjidhjen e kufijve shqiptarë

Historia

Chicago Tribune (1920)/Presidenti Wilson thekson se Shtetet e Bashkuara duhet të konsultohen për zgjidhjen e kufijve shqiptarë

Aurenc Bebja, Francë Nga Aurenc Bebja, Francë Më 27 prill 2019 Në ora: 08:43
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 22 shkurtit 1920, në ballinë, shkrimin e medias amerikane “Chicago Tribune” në lidhje me reagimin e presidentit amerikan, Woodrow Wilson, për çështjen e kufijve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Presidenti Wilson refuzon ende Paktin e Londrës

 Uashington, 21 shkurt. 

Shkresa e re e Presidentit lidhur me çështjen e Adriatikut kërkon zgjidhjen e problemit në bazë të marrëveshjes së dhjetorit të kaluar. Ajo e hedh poshtë kategorikisht Paktin e Londrës, por e lë derën të hapur për një kompromis.

 Presidenti vuri në dukje se nuk ishte konsultuar për marrëveshjen e arritur në janar, të cilën ai nuk do ta kishte pranuar nëse do t’i kishin kërkuar mendimin i tij.

 Presidenti proteston në veçanti kundër dhënies së territorit të Volosës në favor të Italisë. Ai mendon se të gjitha pyetjet në lidhje me fatin e ardhshëm të Dalmacisë duhet të zgjidhen nëpërmjet rrugës diplomatike; ai thekson më tej se Shtetet e Bashkuara duhet të konsultohen për zgjidhjen e kufijve shqiptarë. (Chicago Tribune.)

Shkrimi i plotë Chicago Tribune (1920)/Presidenti Wilson thekson se Shtetet e Bashkuara duhet të konsultohen për zgjidhjen e kufijve shqiptarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat