Le Petit Troyen(1920)/Presidenti Wilson, ministrisë së jashtme franceze: “Të mbrohen të drejtat e shqiptarëve! Nuk pranoj që Jugosllavët të favorizohen në kurriz të tyre!” - Bota Sot
Le Petit Troyen(1920)/Presidenti Wilson, ministrisë së jashtme franceze: “Të mbrohen të drejtat e shqiptarëve! Nuk pranoj që Jugosllavët të favorizohen në kurriz të tyre!”

Historia

Le Petit Troyen(1920)/Presidenti Wilson, ministrisë së jashtme franceze: “Të mbrohen të drejtat e shqiptarëve! Nuk pranoj që Jugosllavët të favorizohen në kurriz të tyre!”

Aurenc Bebja, Francë Nga Aurenc Bebja, Francë Më 4 maj 2019 Në ora: 09:31
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Le Petit Troyen” ka botuar, të hënën e 8 marsit 1920, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e presidentit Wilson për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shkresa e re e presidentit Wilson për çështjen e Adriatikut

“Shkresa e re e presidentit Wilson lidhur më çështjen e Adriatikut erdhi dje në Quai d’Orsay (Ministrinë e Jashtme franceze)

 Ky dokument është i moderuar në formë. Presidenti përshëndeti tonin e përzemërt që mbizotëronte në mesazhet e fundit të aleatëve, por ai mban të njëjtin qëndrim dhe vazhdon të formulojë të njëjtat kundërshtime, si për çështjen e Fiume-s dhe atë të Shqipërisë. Ai mbështet, në fakt, memorandumin e 9 dhjetorit të fundit.

Veçanërisht për Shqipërinë, ai deklaron se është e rëndësishme mbrojtja e të drejtave të popullit shqiptar dhe nuk pranon që Jugosllavët të favorizohen në këtë pikë.

Image

Së fundi, duke iu përgjigjur pasazhit të letrës së Zotërinjve Millerond dhe Lloyd George, të cilët treguan shqetësim serioz për një shtyrje më të gjatë të çështjes së Adriatikut, presidenti i Shteteve të Bashkuara e mbron fuqimisht veten se nuk ka shkaktuar këtë vonesë dhe lidhur me këtë pikë nuk mban asnjë lloj përgjegjësie.”

Shkrimi i plotë: Le Petit Troyen(1920)/Presidenti Wilson, ministrisë së jashtme franceze: “Të mbrohen të drejtat e shqiptarëve! Nuk pranoj që Jugosllavët të favorizohen në kurriz të tyre!”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...