“Thesari i Tavers” del në ankand, objektet ishin groposur 2600 vjet më parë - Bota Sot
“Thesari i Tavers” del në ankand, objektet ishin groposur 2600 vjet më parë

Historia

“Thesari i Tavers” del në ankand, objektet ishin groposur 2600 vjet më parë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 23:43
Foto

Në atë që mund të jetë një prej ankandeve te fundit të një thesari arkeologjik në Francë, 65 objekte metali, të groposura 2600 vjet më parë nga Galet, do të nxirreshin në shitje për ofruesin më të lartë.

Ky konsiderohet një zbulim i rrallë. Ai daton në shekullin VI përpara Krishtit, e u zbulua rastësisht në një fermë të Tavers, zona nga e cila ka marrë tashmë dhe emrin. I ashtuquajturi “Thesari i Tavers” u ofrua me një çmim fillestar prej 50 000 eurosh.

Objektet e veçanta të zbukurimit, të ruajtura mjaft mirë, janë cilësuar si “pasuri kombëtare” nga Ministra Franceze e Kulturës. Për vite me radhë, arkeologë, drejtues muzesh dhe çifti i fermerëve të moshuar u ngërthyen në një betejë ligjore për këto objekte të lashta, që u nxorën në dritë në vitin 2012.

Ndaj dhe ankandi pritej me kërshëri të madhe, por ai pati një të papritur: nuk u mbajt fare sepse shteti e bleu thesarin e bizhuterive të lashta për 50 000 euro që përpara se të niste shitja e tyre, me qëllimin që këto sende të vyera t’i kalojnë Muzeut Arkeologjik Kombëtar të Saint-Germain-en-Laye.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...