Për 600 vjet i fshehur, deshifrohet teksti më misterioz në botë - Bota Sot
Për 600 vjet i fshehur, deshifrohet teksti më misterioz në botë

Historia

Për 600 vjet i fshehur, deshifrohet teksti më misterioz në botë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 21:37
Ilustrim

Është ç’kodifikuar më në fund mesazhi i tekstit më misterioz në botë, të cilin nuk ka arritur dot ta deshifrojë asnjë eskpert përgjatë 600 vjet studime e hulumtime.

Arsyeja është së në këtë dorëshkrim është përdorur një gjuhë e zhdukur me një alfabet me simbole të çuditshme. Dorëshkrimi i njohur si Wilfrid Voynich mendohet se i përket shek të 15-të, dhe mendohet se përmban kode, shprehje magjike, mesazhe nga alienë ndaj kishte mbetur i padëshifrueshëm, por tashmë ajo çfarë vërtetë është shkruar 600 vite më parë është zbuluar.

Ka qenë eksperti i gjuhësisë në universitetin e Bristol Doktor Gerard Cheshire ai që pretendon se ka deshifruar në vetëm 2 javë mesazhin e tekstit. Doktor Cheshire shpjegoi se ai ishte shkruar në një gjuhë të vdekur, proto-Romancë (gjë që dihej dhe më parë) dhe më pas duke studiuar simbolet dhe përshkrimet e çudtishmë ai zbuloi se dorëshkrimi përmban informacion mbi përdorimin mjekësor të bimëve, banjove terapeutike, lexime astrologjike, informacione në lidhje me seksin, çështje të mendjes femërore dhe prindërimit. Sipas Dr Cheshire dorëshkrimi mendohet se ështe hartuar nga murgeshat Dominikane si një burim referimi për Marian e Kastiljes, Mbretëresha e Aragonit.

Aty tregohet gjithashtu edhe historia e një misioni shpëtimi, udhëhequr nga Mbretëresha e Aragonit, për të shpëtuar viktimat e një shpërthimi vullkanik në Detin Tirren në 1444 në brigjet perëndimore të Italisë. Data, origjina dhe gjuha e këtij dorëshkrimi janë debatuar po aq fuqishëm sa dhe vizatimet e tij të çuditshme dhe teksti i padëshifruar me vizatime botanike dhe shkencore. Ndër ata që kanë bërë përpjekje të mëdha për të dëshifruar këtë kod janë shkencëtari, Alan Turing dhe kolegët e tij në Bletchley Park dhe FBI gjatë Luftës së Ftohtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...