L’Œuvre (1939)/ Mbretëresha Geraldinë, gazetarit amerikan në Versajë: “Djali im do të edukohet, së pari, që të bëhet burrë!”

Historia

L’Œuvre (1939)/ Mbretëresha Geraldinë, gazetarit amerikan në Versajë: “Djali im do të edukohet, së pari, që të bëhet burrë!”

Nga: Aurenc Bebja Më: 26 maj 2019 Në ora: 08:06
“L’Œuvre”

“L’Œuvre” ka botuar, të shtunën e 19 gushtit 1939, në faqen n°2, intervistën e mbretëreshës Geraldinë të zhvilluar asokohe në Versajë me një zyrtar të shtypit amrikan, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Bisedimet e Versajës

“Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë i tha, dje, një përfaqësuesi të shtypit amerikan, të pritur nga ajo në Versajë, se princi Skënderbe (katër muajsh), mund të rritet në Shtetet e Bashkuara.

— A do të marrë arsimimin e një princi demokratik ?

Mbretëresha u përgjigj me një ton të ashpër : 

— Ai do të edukohet në mënyrë që të bëhet burrë. Dhe ai do të mësojë të gjitha gjuhët e rëndësishme, duke përfshirë frëngjishten dhe anglishten. 

E ardhmja e princit ? 

— Princi është kaq i vogël saqë ende nuk kemi bërë plane.

Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë pohojnë se nuk e dinin kur e morën me qira kështjellën, se ajo ishte banuar më parë nga Duka i Windsorit. 

— Dhe cilën pjesë të kështjellës preferoni ?

— Dhomën e djalit tim – u përgjigj ajo. Mbretëresha deklaroi se shqetësimet për elegancën nuk ishin çështje dite dhe se nuk e dinte ende kur do të shkojë te shtëpitë e mëdha të modës.

... Pa mohuar se do të shkojë tek ato një ditë.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat