Astronauti që eci për herë të parë në hapësirë - Bota Sot
Astronauti që eci për herë të parë në hapësirë

Historia

Astronauti që eci për herë të parë në hapësirë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 07:10
Edward White

Edward White më 3 qershor të vitit 1965, eci për herë të parë në hapësirë.

Astronauti amerikan White doli nga sonda “Gemini” në një lartësi prej 216 km mbi tokë. I lidhur në anijen kozmike me një tub prej shtatë metrash që i siguronte oksigjen dhe komunikim, White përdori një mjet të veçantë dore për të manovruar në hapësirë.

Edhe pse dalja nga anija ishte parashikuar vetëm për 12 minuta, White, i kënaqur nga kjo eksperiencë, e zgjati ecjen në hapësirë deri në 20 minuta.

Drejtorit të udhëtimit në Hjuston iu desh ta urdhëronte astronautin të kthehej përsëri në anije. Ecja në hapësirë në 1965, tregoi se njerëzit mund të punonin në një mjedis armiqësor jashtë anijes së tyre të hapësirës.

Jo më shumë se dy vjet mbas kësaj ngjarjeje historike, Asronauti Edward White vdiq nga zjarri ndërkohë që përgatitej për një mision tjetër në hapësirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...