Ndodhën për herë të parë, këto ngjarje u futën në histori

Historia

Ndodhën për herë të parë, këto ngjarje u futën në histori

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:47
Ngjarje

Në histori përfshihen ngjarje që ndodhin për herë të parë, apo që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për interesin e komunitetit. Nga shpikja e kompjuterit të parë në selfie e parë, janë ngjarje të shënuara,  por në fakt ka edhe një herë të parë, kur një grua mundi të ngiste një motor.

Ne kemi mbledhur për ju herët e para, që janë futur në histori. Nëse nuk mbani mend telefonin e parë celular ose jeni shumë i ri për ta ditur këtë dhe nëse nuk keni parë kurrë kompjuterin e parë të Apple, atëherë shkoni imazhet  e mëposhtme për të zbuluar ngjarjet që janë futur në histori.

Kompjuteri i parë i Apple, 1976- Ky është kompjuteri i parë i zhvilluar nga Steve Wozniak dhe i paraqitur publikut nga Steve Jobs. Është blerë nga një person: Paul Terrell. Ditën tjetër, Jobs u shfaq zbathur në dyqanin kompjuterik të Terrell, “The Byte Shop” dhe bëri marrëveshjen e parë në historinë e Apple.

Makina e parë e quajtur Ford “Quadricycle”,1896-Makina e parë e dizajnuar nga Henry Ford në garazhin e tij quhej “Ford Quadricycle”. Ajo ka punuar në benzinë dhe me 4 goma biçiklete. Pas këtij suksesi, Henry Ford vendosi të krijojë kompaninë Ford Motor në vitin 1903.

Tesla e parë, 2008-Tesla Roadster, e quajtur edhe Dark Star, është automjeti i parë elektrik i baterisë i prodhuar nga Tesla Motors. Prodhimi u ndal në vitin 2012, por premtoi të rifillojë modelin deri në vitin 2020

Dalja e parë publike me bikini, 1946- Krijuesi i bikinit modern konsiderohet dizajneri parisian, Louis Reard. Bikini u shfaq për herë të parë në publik më 5 korrik 1946, nga Micheline Bernardini, një balerinë në Kazino de Paris.

Restoranti i parë McDonald’s, 1948-Restoranti i parë i McDonald's u hap në San Bernardino më 1948. Në fillim, Richard dhe Maurice McDonald shisnin ushqim barbecue, por pastaj e rihapën restorantin me patate të skuqura, lëng portokalli, hamburgerë dhe Coca-Cola. Tani ju mund të gjeni jo vetëm restorant por edhe një muze dhe një dyqan dhuratash!

Fotografia e parë e rrufesë, 1882-Ky fenomen natyror u regjistrua për herë të parë nga Ëilliam Jennings. Jennings donte të kuptonte nëse rrufeja me të vërtetë kishte një formë zigzage.

Annie Edson Taylor u bë një aventuriere në një përpjekje për të fituar para. Qëllimi i saj ishte që të kapërcente kaskadën e rrëmbyeshme të Niagaras me një fuçi dhe ia arriti. Ishte 63 vjeçe dhe ishte personi i parë që e bërë këtë!

Fotografia e parë me ngjyra 1861- Fotografia e parë me ngjyra u bë nga James Maxwell gjatë eksperimenteve të tij me teknologji me tre ngjyra. Fotografia tregon një shirit skocez

Celulari i parë, 1973- Kjo pajisje që peshonte mbi 1 kg, mbajti ngarkesën vetëm për gjysmë ore dhe zgjati 10 orë për tu karikuar. Dita që Martin Cooper shpiku telefonin e parë celular në botë, ai telefonoi një kompani konkurrente dhe tha se po fliste me një telefon celular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat