Excelsior (1939) / Djalë apo vajzë? Ja emrat e zgjedhur nga mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë për fëmijën e tyre

Historia

Excelsior (1939) / Djalë apo vajzë? Ja emrat e zgjedhur nga mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë për fëmijën e tyre

Nga: Aurenc Bebja Më: 16 qershor 2019 Në ora: 09:55
Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë

“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 29 marsit 1939, në faqen n°2, një shkrim mbi emrin e ardhshëm të fëmijës së mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Skënder apo Donika?

“Mbretëresha e bukur e Shqipërisë, Geraldina, pret pas pak ditësh të lindë fëmijën e saj të parë.

Image
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Çdo gjë është gati në Pallatin e Tiranës për këtë ngjarje të lumtur. I gjithë populli ndan padurimin e lumtur të prindërve të ardhshëm.

Këto ditët e fundit, ata kanë zgjedhur emrat e destinuara për trashëgimtarin e fronit apo për princeshën e re.

Nëse fëmija lind djalë, ai do të quhet Skënder; nëse lind vajzë, ajo do të quhet Donika.

Nga e kanë prejardhjen këto emra, simpatikë dhe bukurtingulluesë?

Skënder, është shkurtimi i emrit Skënderbe, heroit kombëtar të Shqipërisë, dhe Donika, emri i bukur i gruas së tij.

Kështu, një dinasti e re vazhdon me traditën.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1939-djale-apo-vajze-ja-emrat-e-zgjedhur-nga-mbreti-zog-dhe-mbreteresha-geraldine-per-femijen-e-tyre/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat