Vendi më i frikshëm në botë: Në këtë spital u shërua njeriu që tentoi të eliminojë një komb të tërë

Historia

Vendi më i frikshëm në botë: Në këtë spital u shërua njeriu që tentoi të eliminojë një komb të tërë

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:11
Foto

Është vështirë ndonjëherë të mos pyesësh veten se si do të ishte sot bota sikur Spitali ushtarak Beelitz-Heilstatten në Berlin të mos ekzistonte kur gjatë Luftës së Parë Botërore pranoi një ditë si pacient Adolf Hitlerin e plagosur nga sulmet britanike me gaz.

Sigurisht që Hitleri nuk ishte i vetmi. Ky spital trajtoi mijëra ushtarë gjermanë gjatë luftës, dhe vazhdoi ta bënte atë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u kujdes për ushtarët sovjetikë pas luftës deri në rënien e Murit të Berlinit në 1990.

Spitali është ndërtuar në vitin 1898 si një sanatorium për pacientët neurologjik dhe rehabilitim, dhe pacientët me tuberkuloz.

Pasi u mbyll përfundimisht në vitin 1995, spitali u braktis, por gjithçka tjetër mbeti në të – nga dhomat e operacionit në dhomat e izolimit që deri më tani janë shkatërruar plotësisht dhe duken të frikshme.

Conde Nast Traveler sapo e ka shpallur këtë spital vendin më të tmerrshëm në botë dhe fotografitë e provojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat