Publikohet fotografia, dy burra partizanë duke u puthur gjatë Luftës së Dytë Botërore - Bota Sot
Publikohet fotografia, dy burra partizanë duke u puthur gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia

Publikohet fotografia, dy burra partizanë duke u puthur gjatë Luftës së Dytë Botërore

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:57
Ilustrim

Një fotografi e veçantë është publikuar në internet, që nuk na ka rastisur ta shohim më herët.

Në këtë foto shihen dy burra, partizanë shqiptarë gej të cilët puthen bashkë në buzë teksa të tjerët i shikojnë duke qeshur e dikush edhe i ka fotografuar.

Kjo fotografi është e vitit 1944 dhe është bërë në Tiranë, shkruan Gazeta Express.

Sipas faqes që ka publikuar foton, thuhet se kjo është një fotografi që është fshehur për shumë vite dhe ka pasur një X të kuq mbi të, duke lënë të kuptohet se përmbajtja e saj nuk aprovohej nga censurimi komunist.
 

Homoseksualizmi, sipas historisë, ka qenë mjaft i përhapur mes shqiptarëve, sa që i janë kushtuar edhe vargje dhe këngë.

Këngët e arshikëve e dylberëve, me të cilat pak a shumë jemi të gjithë familjarë, janë të panumërta dhe të përhapura edhe në Kosovë e Shqipëri.

Në fakt mendohet që në Shqipëri, marrëdhëniet homoseksuale u ndaluan me ardhjen e diktaturës.

Ja një tekst i tillë:

“‘po na vjen nji vark me vela,

thonë se ka manifaktur,

qenka mbush o me dylbera,

Jalla zot, shkarkofshin ktu…”

Do të thotë dylberat, jo vetëm që nuk shiheshin me urrejtjen e përçmimin e sotëm por ishin më se të mirëseardhur.

Një tjetër tekst, i shkruar nga poeti , ngjajshëm përshkruan kënaqësitë seksuale të përjetuar nga marrëdhëniet me seksin e njejtë.

Në Evropë s’lashë vend pa parë
Kuplaratë i mora mbarë.
Shijova bionde gjermane
Meskëputurat persiane
Rreth e qark iu sulla botës
Por në Francë lashë ment e kokës.
Kush të dojë le ta provojë
Të ma marrë mikun në gojë
Në Stamboll mos shkofsha kurrë
Bashkohet burri me burrë.
Thonë se është ves i shëmtuar,
Mos vdeksha pa e provuar…”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...