Excelsior (1925) / Asambleja Kushtetuese zgjodhi njëzëri Ahmet Zogun president të Republikës së Shqipërisë - Bota Sot
Excelsior (1925) / Asambleja Kushtetuese zgjodhi njëzëri Ahmet Zogun president të Republikës së Shqipërisë

Historia

Excelsior (1925) / Asambleja Kushtetuese zgjodhi njëzëri Ahmet Zogun president të Republikës së Shqipërisë

Nga: Aurenc Bebja Më: 30 qershor 2019 Në ora: 09:12
Ahmet Zogu

“Excelsior” ka botuar, të hënën e 2 shkurtit 1925, në ballinë, një shkrim në lidhje me zgjedhjen president të Ahmet Zogut nga Asambleja Kushtetuese dhe vendimin e saj që Tirana të bëhej kryeqytet i Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Ahmet Zogu do të drejtojë për shtatë vjet Republikën e Shqipërisë

Romë, 1 shkurt. — Na shkruajnë nga Tirana nëpërmjet agjencisë Stefani:

Image
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Asambleja Kushtetuese zgjodhi Ahmet Zogun, unanimisht, President të Republikës së Shqipërisë për një periudhë prej shtatë vjetësh, dhe vendosi që Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë.

Statutet e Republikës janë pjesërisht të frymëzuara nga Kushtetuta e Konfederatës së Amerikës së Veriut.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1925-asambleja-kushtetuese-zgjodhi-njezeri-ahmet-zogun-president-te-republikes-se-shqiperise-dhe-vendosi-qe-tirana-do-te-jete-kryeqyteti-i-ketij-vendi/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...