Njerëzit janë gati të zbulojnë një prej sekreteve më të mëdha që fsheh Amerika!

Historia

Njerëzit janë gati të zbulojnë një prej sekreteve më të mëdha që fsheh Amerika!

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 20:13
Foto

Më shumë se gjys milioni njerëzish janë gati të zbulojnë çfarë fshihet në Zonën 51! A janë të vërteta gjithë historitë me UFO dhe alienë që shumë prej tyre kanë besuar për vite me radhë?!

Si fillim, për ju që s’e dini: Ç’është Zona 51 ose siç njihet ndryshe një prej vendeve më sekrete në botë, ku nuk lejohet të hyjë askush?

Zona 51 (Area 51) është një laborator i madh i forcave ushtarake amerikane, i vendosur në shkretëtirën e Nevadës, ku prej kohësh thuhet se kryhen eksperimente me trupa dhe objekte jashtëtokësore.

Pavarësisht gjithçkaje që është thënë deri më tani, njerëzit nuk janë te bindur rreth të vërtetës që mbart ajo zonë, prandaj duan ta shohin me sytë e tyre. Sipas tyre, UFO-t prej vitesh vërdallisen mbi kokat e njerëzve dhe qeveria amerikane, s’bën asgjë përveçse të qëndrojë e heshtur rreth kësaj. Tani, njerëzit kërkojnë përgjigje dhe duan ta marrin me çdo kusht.

Më shumë se 400.000 njerëz kanë rënë dakord për t’i bërë pritë Zonës 51 me qëllimin për të zbuluar ç’fshihet atje dhe nëse teoritë konspirative rreth jashtëtokësorëve janë të vërteta apo jo. Gadishmërinë e tyre njerëzit e kanë konfirmuar në Facebook, tek profili i krijuar posaçerisht për këtë ngjarje, që pritet të ndodhë në shtator të 2019-ës.

Sigurisht, në këtë zonë hyrja për publikun është e ndaluar, por bëhet fjalë për bazën ushtarake amerikane. Ndër vite, disa sugjeronin se Zona 51 përdorej nga qeveria amerikane për zhvillimin dhe testimin e armëve dhe mjeteve ajrore, por asgjë nuk është parë, kështu që asgjë s’është e sigurtë.

Ndonëse njerëzit s’mund të thonë me plot gojën se aty gjenden UFO,e gjithë kjo është një proces i rrezikshëm që kërkon kujdes dhe vëmendje të madhe.

Vite më parë Bill Clinton dhe administrator i NASA-s e kan vizituar zonën dhe s’kanë gjetur asgjë interesante. “Një pjesë e mirë e teknologjisë prodhohet atje dhe unë nuk gjeta as alienë, as anije kozmike” ka thënë ish-presidenti Bill Clinton gjatë vizitës që ka bërë kur shërbente si president i SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat