Çfarë ka ndodhur më 16 korrik? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 16 korrik?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 16 korrik?

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 06:11
Apollo 11

622 – Fillimi i kalendarit islamik – dita kur profetit Muhamed ikën nga Meka për në Medinë.

1054 – Tre të dërguar të Papës prishin marrëdhëniet midis Kishave Perëndimore dhe Lindore të krishtere përmes aktit të vendosjes së një dekreti shkishërimi në altarin e kishën së Shën Sofisë në Kostandinopojë gjatë liturgjisë së të shtunës. Historianët shpesh e përshkruajnë këtë ngjarje si fillimin e përçarjes Lindje-Perëndim.

1212 – Beteja e Las Navas de Tolosa, Spanjë: Papa Innocent III u bën thirrje kalorësve evropianë për një kryqëzatë për të mposhtur forcat myslimane të udhëhequra nga Almohad – beteja shënoi kthesën në historinë mesjetare të Spanjës.

1439 – Ndalohet puthja në Angli, si masë për mos përhapjen e murtajës.

1661 – Kartëmonedhat e para në Evropë lëshohen nga banka suedeze Stockholms Banco. Në Evropë, koncepti i kartëmonedhave u paraqit gjatë shekullit të 13-të nga udhëtarët si Marco Polo pas kthimit nga Kina.

1769 – Ati Junipero Serra themelon misionin e parë fetar të Kalifornisë, San Diego de Alcala. Gjatë dekadave në vijim, misioni transformohet në qytet San Diego.

1790 – Distrikti i Kolumbias njihet si vendqëndrimi i përhershëm i qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

1809 – Qyteti La Paz, sot Bolivi, deklaron pavarësinë nga mbretëria spanjolle dhe formon qeverinë e parë të pavarur në Amerikën spanjolle apo Latine, të udhëhequr nga Pedro Domingo Murillo.

1945 – Projekti Manhattan: Epoka Atomike fillon kur Shtetet e Bashkuara shpërthejnë me sukses një armë provë bërthamore me bazë plutonium pranë Alamogordos, New Mexico.

1969 – Programi Apollo: Apollo 11, misioni i parë me njerëz astronautë nga Toka për në Hënë, niset nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Kepin Kanaveral, Florida.

Misioni Apollo ishte një sipërmarrje amerikane e kushtueshme, me pjesmarrjen e rreth 400 mijë shkencëtarëve, teknikëve dhe inxhinierëve, dhe një kosto prej 100 miliardë dollarësh.

1981 – Industri Automobilësh; pas 23 vjetësh me emrin e familjarizuar ‘Datsun’, drejtuesit e firmës japoneze vendosën ta ndryshojnë emrin e saj në ‘Nissan’.

1990 – Bashkimi Sovjetik tërheq kundërshtimin e tij për anëtarësim të një Gjermanie të bashkuar në NATO.

1999 – John F. Kennedy, i Riu, pilot i një avioni Piper Saratoga, vdes kur avioni i tij rrëzohet në Oqeanin Atlantik pranë brigjeve të Martha Vineyard. Gruaja e tij Carolyn Bessette-Kennedy dhe kunata Lauren Bessette në bord gjithashtu u vranë. Trupat e tyre pa jetë u gjetën dhe u nxorrën nga thellësia e oqeanit pas 5 ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...