L’Aube (1946) / Kryeministri grek për Hoxhën në OKB: Ja çfarë ka deklaruar në gazetën “Tomorri të 12 prillit 1940” për fashizmin, Viktor-Emanuelin III dhe Duçen!”

Historia

L’Aube (1946) / Kryeministri grek për Hoxhën në OKB: Ja çfarë ka deklaruar në gazetën “Tomorri të 12 prillit 1940” për fashizmin, Viktor-Emanuelin III dhe Duçen!”

Nga: Aurenc Bebja Më: 24 korrik 2019 Në ora: 09:04
Shkrimi i “L’Aube”

“L’Aube” ka botuar, të premten e 23 gushtit 1946, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimin e kryeministrit grek ndaj Enver Hoxhës në OKB, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Z. Tsaldaris deklaron para 21-ve

Gjenerali Hoxha, president i Shqipërisë ka qenë “kolaboracionist”

Me një qetësi të ftohtë, z. Tsaldaris e vuri Konferencën në gëzim. Ai foli për një kohë të gjatë. Argumentet e tij nuk ishin pa peshë (vlerë). Por ai filloi të citonte fjalimet e mbajtura në 1940, mbi lavdinë e fashizmit dhe të Musolinit, nga z. Hoxha i cili, asokohe nuk ishte Gjeneral – President i Shqipërisë.

Çfarë thoshte z. Hoxha?

Sipas një gazete shqiptare, Tomorri, e datës 12 prill 1940, ai shprehte në terma ditirambike admirimin e tij për Viktor-Emanuelin III dhe Musolinin.

Ai (Enver Hoxha) deklaronte se fashizmi, dhe ai i vetëm, ishte i domosdoshëm për Shqipërinë dhe se vetëm ai do t’i jepte (siguronte) kufijtë e saj natyrorë.

Ky fjalim, i mbajtur për të festuar ditën kur Viktor-Emanueli mori titullin Mbret i Shqipërisë, përfundoi me këto fjalë: “Rroftë Viktor-Emanueli ! Rroftë Duçja !”

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-aube-1946-kryeministri-grek-per-enver-hoxhen-ne-okb-ja-cfare-ka-deklaruar-ne-gazeten-tomorri-te-12-prillit-1940-per-fashizmin-viktor-emanuelin-iii-dhe-ducen/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat