Familja e Kastriotëve- Familja më e Famshme Shqiptare

Historia

Familja e Kastriotëve- Familja më e Famshme Shqiptare

Nga: Pirro Prifti Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:34
Pirro Prifti

Historia e familjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu është e ndërlikuar dhe plot enigma dhe konspiracione qoftë nga disa  Historianë të pa-aftë tanët, qoftë nga disa historianë mashtrues fqinjë, qoftë edhe nga politikat e shteteve fqinjë të sotëm apo  edhe nga grindjet se kujt religjioni i përket Familja Kastrioti dhe se nëse ishin serbë apo Epirotë-arbër.

Sipas Dokumentit që flet për herë të parë për emrin Kastrioti është   dokumenti nr. 1019, nga fondi i dokumenteve të Vjenës, i shkruar më 2 shtator të vitit 1368 për një person me mbiemrin Kastriot në vitin 1368 si kështjellar ose kefali në Kaninë në Principatën e Vlorës që i përkiste Despotatit të Epirit të pushtuar nga serbët. Perkthimi i këtij dokumenti ishte i vështirë për shkak të vjetërsisë së gjuhës së shkruar në sllavishten e vjetër në formën gllagoliane. Më i sakti mbetet Fan Noli ynë i cili sqaroi gabimin duke thënë që në document ishte vetëm fjala kastriot kefale i Kaninës, kurse emri Branillo i përkiste një personi tjetër. Nuk mund të thuhet që ky person i përket 100% familjes Kastrioti por besohet se është i vetmi me këtë mbiemër në atë kohë http://kosovare.albanianforum.net/t2459p150-origjina-e-skenderbeut.

Sipas dokumenteve ky person i cili sipas Fan S. Nolit dhe Boban Petrovic, e kishte emrin Kostandin  dhe ishte babai i Pal Kastriotit , gjyshit të Skenderbeut. Këtij personi, Mbreti i Serbisë  Stefan Dushani i dhuroi disa toka që në vitin 1345 midis të cilave dhe dy fshatrat afër malit Qidhën Dibër Sinja dhe Gardhi (ishta) i poshtëm ( ndoshta fshati Kastriot, Peshkopi).

Më pas, në vitin 1553, një tjetër arbër, Andre Ëngjëlli, ka shkruar në Romë se paraardhësit e Gjon Kastriotit, përveç Matit, kanë zotëruar Kastorien dhe Ymenestrien. Sipas këtij autori, Gjon Kastrioti ka qenë i biri i “Gjergj (Pal) Kastriotit” dhe ky i “Kostandin Kastriotit, të mbiquajtur Mazreku (Meserech)”, që kishte vdekur në vitin 1390.

Kostandin Kastrioti si Kefale (apo kastellan) i Kaninës, në vitin 1356  ishte në shërbim të  Aleksandër Komnenos Asen (me origjinë bullgare), Zot i Vlorës dhe i Kaninës, pjesë e Despotatit të Epirit në varësi të Mbretërisë serbe.

Disa historianë serbë e përshkruajnë Kastriotin e parë si një aventurier serb të cilit Stefan Dushani i dhuroi  prona në Dibër dhe në Kaninë në vitin 1345, po kështu dhe Schmid, por dëshminë më të fortë përveç historianëve austriakë, kroatë, dhe Fan Nolit të madh , e jep vetë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në   në letrën që ai i dërgon princit të Tarentit, Xhovani Antonio Orsinit, në 31 tetor të vitit 1460, ku vetë Skënderbeu pohon origjinën e tij shqiptare. Botimi i këtij dokumenti e mbylli përgjithmonë këtë debat, duke vërtetuar plotësisht origjinën shqiptare të Kastriotëve https://en.ëikipedia.org/ëiki/Pal_Kastrioti; (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Principata_e_Gjon_Kastriotit)

.Djali i Kostandin Kastriotit që përmëndet në dokumentin Nr. 1018 të Vjenës, quhej Pal Kastrioti i cili mori pjesë në Betejen e famshme të vitit 1389 në Kosovë në koalicionin e krishterë ballkanik kundër osmanëve, me njerëzit e tij, dhe princat e tjerë shqiptarë si Muzakaj, Jonima, Kobiliq, Balshajt, Dushmani ( dihet që familjet e princerve të Arbërisë dhe Epirit martoheshin më familje princërore brënda vendit dhe të huaja, kryesisht me serbët, bizantinët, Napolin dhe vencdikasit), madje përmëndet që ti ketë propozuar Car Llazarit që ti sulmonin osmanët natën.

Pal Kastrioti , gjyshi i Skëndërbeut ka një histori më të qartë. Kishte tre djem: Aleks , Gjon- babain e Skënderbeut dhe Kostandin Kastrioti (për nder të të gjyshit; kështu vendoseshin emrat në atë kohë duke marë emrat e prindërve dhe të gjyshërve, njëlloj si dhe sot) sipas një dokumenti venecian, të gjetur nga Karl Hopf, titulli i Kostandin Kastrioti, pra vëllait të Gjonit dhe Aleksit ishte Lord i Kështjellës së Cerunjës ( ndoshta Currilave, pra Dominua Serine).

Aleks Kastrioti zotëronte tre fshatra, Kostandini (pas martesës me Helena Topia), zotëronte territorin e quajtur Serina apo Sina ne Durres ( Currila), dhe Gjoni zotëronte Sinjën dhe Gardhin e poshtëm që e trashëgoi nga i jati Pal (Pavël).

Sipas një Dokumenti tjetër, thuhet se Pal Kastrioti babai i Gjonit zotëronte dy fshtatrat Sina dhe Gardhi i poshtëm (sot fshati Kastriot), të cilat ndodheshin në very perëndim të Dibrës pranë malit Qidhna. Këto fshatra i ishin dhuruar nga familja Balsha II, Lordi i Zeta, si çiflig.

Gjon Kastrioti quhej ndryshe dhe Gjon Dibrani u bë vassal i Sulltanit në 1385

 https://en.wikipedia.org/ëiki/Pal_Kastrioti

Familja e lashtë Kastrioti ka këto para-ardhës dhe pas-ardhës:

Kastrioti family

The first known member

Children

  • Pal vdekur në 1402

Grandchildren

  • Gjon (Vojsava) vdekur më 4 Maj 1437
  • Konstantin ?
  • Aleksa :

Great-grandchildren

By Gjon and Vojsava

Great-great-grandchildren

By George and Donika

By Staniša

https://en.ëikipedia.org/ëiki/Pal_Kastrioti

Familja e Gjon Kastriotit

Gjon Kastrioti, djali i Pal Kastriotit, dhe nipi i Kostandin Kastriotit ka lindur më 1386-  vdekur+2 (4) Maj 1437 si murg me ermin Joachim në Manastirin e Hilandarit tek Kulla e Shën Gjergji  që quhet nga vetë serbët  sot e kësaj dite si- Pirgu Arbanas.

U quajt edhe Lord i Emathia (Mati), dhe nga venecianët u quajt Lord i një pjesë të Arbërisë (Albania): dominus partium Albanie. Sipas Dhimitër Frângut shkruhet se Kastriotët zotëronin edhe Ujmishin. (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Voisava)

Më i njohuri Gjon Kastrioti babai i Gjergj Kastriotit, në dokumentat e vjetër shkruhej si Ivan ose Jovan, ose si Joachim, dhe ky është shkaku që të huajt e etiketonin si serb. Djemtë dhe vajzat e Gjon Kastriotit duken sikur janë emra sllavë, por dihet që edhe në ditët e sotme shqiptrët prëferojnë që të vendosin emra të huaj sipas shteteve dominuese në periudha të ndryshme të ngjarjeve: në perandorinë romake, emrat e arbërve dhe epirotëve ishin kryesisht romakë, në kohën e Bizantit emrat ishin orthodoksë bizantinë, në kohën e pushtimit sllav emrat ishin slave, në kohën e perandorisë osmane, emrat ishin turq, në periudhën sovjetike, patën emra rusë, në kohën e sotme emrat janë perëndimorë . Pra emrat nuk do të thonë asgjë. Në atë kohë emrat vëndoseshin sips religjionit dhe sipas ditëve të shënjtorëve përkatës. Duhet theksuar se emrat Gjon, Gjin, Gjergj, Pal,  Nik, Shtjefën (Stefan), Koll, Kolë (Nikolla, Kola), Ndoi, Ndues (Andon, Ndoni), nuk ishin emra katolike por përdoreshin dhe nga orthodoksët. Konfuzioni për emrat është shtuar edhe nga disa katolikë të cilët për shkak të zhargonit  krahinor që përdoret sot kujtojnë se emrat e asaj kohe ishin katolikë dhe familja  Kastrioti ishte katolik. Gabohen me thes.

Gjon Kastrioti ka historinë më të saktë të cilën do ta përshkuajmë shumë shkurt.

Nga i jati ,  Pal Kastrioti babai i Gjonit trashëgoi dy fshtatrat Sina dhe Gardhi i poshtëm (sot fshati Kastriot), të cilat ndodheshin në very perëndim të Dibrës pranë malit Qidhna. Këto fshatra i ishin dhuruar nga familja Balsha iI, Lordi i Zeta, si çiflig më 1382, por ka  zotëruar  edhe Kastorien dhe Ymenestrien.

Gjon Kastrioti quhej ndryshe dhe Gjon Dibrani, zgjeroj kufijtë e principatës së vet. Mbiemri Mazreku (Meserechi) që kishte gjyshi i tij Kostandin ndoshta vjen sepse ky Kostandin vinte nga Kosova perëndimore nga Hasi, dhe  bë Kefale në Kaninë, prandaj kishte dy mbiemra Kastrioti  dhe Mazreku apo Kastrioti nga Mazreku.

 Nga besimi Familja (ashtu si e kam spjeguar në shkrimin `Religjioni i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu), ishte orthodox sepse Perandoria Bizantine në të cilat shtriheshin dhe banonte kjo familje kishte religjionin orthodox. Por sipas politikave sa për sy e faqe Gjon Kastrioti dihet që ka ndruar fenë në Katolik për shkak të marëveshjeve me Venedikun dhe më vonë në mysliman, dhe në fund të jetës jetoi si murg në Manastirin Hilandar, Mali Athos ( Mali i AT-it), - gjë që tregon katërciëpërisht që ai vdiq ashtu si e kishte fenë e vet-orthodoks.

Për shkak se Osmanët hynë në Ballkan dhe pushtuan tokat  në Kosovë e Maqedoni, Kastrioti u detyrua të nënështrohet osmanëve si vassal me qëllim që të ruante pronat.

Në 1402, Gjoni shkoi  si vassal, në ndihmë të ushtrisë osmanë në betejën e Ankarasë kundër Timurlengut ku ushtria osmanë humbi dhe sulltani u kap rob nga Timuri.

Territoret e fituara. Në vitin 1410 Gjoni arriti të siguronte banesë në Ulqin, por nuk u pranuan prej Venedikut kërkesat e tij të vitit 1417 për t’i dhënë fshatin Barbullush dhe Malin Medua (Shëngjinin), ku dëshironte të ngrinte një kështjellë. Më pas arriti ta merrte Shëngjinin. Zotërimet e tij u bënë kufitare në veri me Despotatin e Rashës dhe në verilindje me rajonin e Prishtinës, banorët e së cilës njihnin taksat doganore që paguheshin për kalimin nëpër shtetin e Gjonit. Në jug zotërimet e Gjon Kastriotit kufizoheshin me ato të Arianitëve dhe të Topiajve, kurse në lindje me viset që ishin nën pushtuesit osmanë, të cilët, përveç Shkupit, zotëronin në perëndim të tij kështjellën e Tetovës. Pjesa më e madhe e fushës përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Vardar e në perëndim të Tetovës për një kohë mbeti nën zotërimin e Gjon Kastriotit, të cilën M. Barleti e ka emërtuar Dibra e Poshtme. Edhe rajonet më në jug ishin pjesë e shtetit të Gjon Kastriotit, kufijtë e të cilit në atë drejtim shtriheshin deri në afërsi të qytetit të Kërçovës, që kishte rënë nën pushtimin osman qysh në fund të shek. XIV.

Në fillim të vitit 1415 kaloi në duart e osmanëve Kruja, e cila ishte dikur në zotërim të vëllait të tij Kostandin Kastriotit.

Siç ishte zakon ndër fisnikët shqiptarë, djemtë e tij iu morën peng nga oborri osman për tu siguruar që Gjon Kastrioti të mos i luftonte turqit dhe të ishte besnik ndaj Perandorisë osmane.

Në shkurt të vitit 1420 ai nënshkroi një akt-tregtar me Republikën e Raguzës, nëpërmjet së cilës u garantonte tregtarëve të saj lëvizje të sigurt nëpër rrugët e sipërpërmendura. Në mars të vitit 1422 Gjon Kastrioti siguroi edhe miratimin e Venedikut për të lejuar tregtarët raguzanë, që në vend të Shkodrës të vinin në Lezhë për të rrahur rrugët e zotërimeve të tij.

Burimet historike tregojnë se gjatë vitit 1422 një nga djemtë e tij komandonte trupat e Kastriotëve në rrethinat e Shkodrës. Kurse në vitin 1428 përmendet një djalë i Gjon Kastriotit "i bërë turk e mysliman", që kishte trupa ushtarake pranë zotërimeve të Venedikut po në rajonin e Shkodrës, faktikisht ishte Stanisha Kastrioti komandant i trupave.

Në vitin 1430, Gjon Kastrioti udhëhoqi një kryengritje të pasuksesshme kundër osmanëve në qytetin e Krujës (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Principata_e_Gjon_Kastriotit).

Gjo Kastrioti u martua me Vojsava Kastrioti  ( shih edhe shkrimin tim `Vojsava Kastrioti ishte Arbër). Sipas Fan Nolit dhe Boban Petrovic, pohuar dhe nga Tetasmenti i Gjon Muzakës , Vojsava ishte vajza e Mara Muzaka dhe e Gërgur Tribalda një pronar i zonës  Pollogut që përfshinte Tetovën dhe Gostivarin e sotëm të cilët i zotëronte që nga viti 1371 me qëndër Leshnica, në kohën kur mbrtërontë në Maqedoninë Veri-perëndimore mbrti Volkashin. Familja Tripalda (Tri-balla) ishte një familje me origjinë arbër dhe jo serbe, ashtu si ngatërrohen të gjithë sot meqënëse emir i babait të Vojsavës ishte Gërgur (Grigor). Sipas Barletit Gjon u martua me vajzën e një fisniku nga Pollogu. Pra Gërguri  nuk ishte as me mbiemrin Mladenovic dhe as me mbiemrin Brankovic, por Tribalda.

Lindë Katër djem dhe 5 vajza, nëntë fëmijë.

Në 1426, Gjon Kastrioti si orthodox i mirë që ishte, i dhuroi Manastirit Hilandar dy fshatra: Trebishta dhe Radostusha përfshi dhe Kishën ( në Pollog),  nëpërëmjet një adelfati (document pronësie i përkohëshëm), dhe  në këmbim, mori kullën e Shën Gjergjit brënda Manastirit ku aty mund të kalonin jetën e tyre në pleqëri e të varroseshin aty, por pas vdekjes prona do ti përkiste përsëri Manastirit që sot i ka mbetur emir Pirgu Arbanas. Dokumenti u firmos nga Gjoni dhe këtër djemtë e tij: Stanisha-Reposh-Gjergj- Kostandin, dhe u kundër firmos nga Murgu Athanas.

Në 1430 u firmos një document i dytë por firma e Stanishës mungon sepse nuk u lejua nga që ishte kthyer në mysliman dhe kishte bërë circumcizio (https://wikimili.com/en/Stanisha_Kastrioti).

Gjon Kastrioti pas vdekjes së të birit Reposh më 25 korrik 1431, u tërhoq nga  principata sepse ajo u mor në zotërim nga osmanët dhe veçanërisht nga sanxhakbeu i Shkupit isa bej Evrenozi, dhe u strehua në Manastir ku jetoi si murg me ermin Joachim dhe vdiq e u varros aty më 2 (4) maj 1437. Reposh Kastrioti vdiq më 25 korrik 1431 dhe në varrin e tij sipas studjuesit rus që e kishte parë ishte shkruar si epitaph: Reposh Kastrioti Dux illyricum (B. Korablev, « Actes de l’Athos V. Actes slaves de Chilandar). Kjo vërtetohet edhe nga dëshmitarë të cilët panë vëndin kur ra zjarri në Manastirin Hilandar në vitin 2004: `Zjarri ne Hyllenderi kurseu kapelen (kishen) kryesore, ku ne nartheksin e brendshem qe rrethon afreskun e Virgjereshes me Krishtin, ndoshen pikturat e Shen Simeonit (Stefan nemenjes) dhe te birit Shen Sava, me nenshkrimin poshte tyre : Dhuruar nga sherbetori i Zotit Repos 6936" (1431) – nje deshmi autentike qe vellai me i madh i Skenderbeut ishte "murg" ne Hyllender para se te vdiste. ".

Reposh Kastrioti ka lënë një dorëshkrim për familjen Kastrioti, dorëshkrim i cili me gjithë përpjekjet e mia nuk është gjëndur, ndoshta e kanë fshehur.

 Të varrosur në Hilandar janë Reposhi, Kostandini, Gjoni, dhe ka shumë mundësi edhe Gjergj Kastrioti ( ndoshta rivarrosur).

 Ka shumë mundësi që edhe eshtrat e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu të jenë lëvizuar nga Lezha para se ajo të pushtohej nga Osmanët më 1478, për arësye se historianët osmanë që morën pjesë në betejën e pushtimit të Lezhës , nuk përmëndin që ushtarët osmanë të kenë hapur varrin e Heroit. Meqënëse Adelfati siguronte vëndin si varrezë në Manastir ka shumë mundësi që Donika Kastrioti ta ketë çvendosur fshehurazi në Hilandar tek  i ashtuquajturi `Pirgu Arbanas`, pra Kulla e Shën Gjergjit. Ashtu si thotë një kërkues: … ``vetëm  Testi ADN/DNA i mbetjeve ne varrin e Car Dushanit dhe njerit prej Kastrioteve te konfirmuar (vella/baba) do duhej per te konfirmuar me saktesi shkencore ne se Skenderbeu dhe jo tjeter fisnik shqiptar shtrihej ne ate varr. Kesaj ja kane prere udhen, sepse vetëm  Djegia eshte menyra e vetme për të penguar gjetjen e të vërtetës…``. Sidoqoftë duhen vazhduar kërkimet.

Familja Kastrioti vazhdon edhe pas vdekjes se Gjergj Kastritotit me djalin e tij Gjon i 2 dhe Gjergji i dytë në Itali, Pas ardhësit e tjerë janë të shumtë, gjënden në Napoli, Pulja, dhe Spanjë.

Vojsava Kastrioti ka vdekur në Valencia dhe është varrosur në vitin 1505 në Manastirin e Trinisë së Shenjtë në Valencia. Hamza Kastrioti pasi u burgos nga Skënderbeu dhe u dërgua në Napoli,, pas një viti  u lirua, u konvertua në të krishterë , u martua me një serbe Helena, dhe më vonë u larguan për në Kostandinopojë në kërkim të të atit Stanisha i cili jetonte aty. Duhet të ketë vdekur rreth vitit 1460. Stanisha duhet të ketë vdekur në Kostandinopojë rreth viteve 1456-1460 si mysliman i mirë. Nuk dihet varri. Pinjollët e Kastriotëve ka shumë sot. Njëri nga ata i dha flamurin kushëririt të Ismail Qemalit, Flamur i cili është baza e flamurit kombëtar të cilit i qepi thekët e tij Marigo Pozzo (Poçi) më 27 nëntor 1912.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Familjes më të famshme Arbër-epirote- shqiptare-Kastrioti.

Shpreoj që qeveritë shqiptare të sotme dhe të ardhsme të nxjerrin një fond për të rregulluar Pirgun Arbanas dhe të ndihmojnë të gjënden të vërtetat historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat