Një muze amerikan i kthen Kenias statujat e shenjta

Historia

Një muze amerikan i kthen Kenias statujat e shenjta

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 19:16
Foto

Një muze amerikan riktheu sot 30 artefakte të konsideruara të shenjta për një grup etnik në Kenia, në kuadër të thirrjeve të bëra nga galeritë dhe koleksionistët në Perëndim për të riatdhesuar trashëgiminë kulturore të plaçkitur nga Afrika.

Disa prej statujave prej druri, të njohura si vigango, i ishin dhënë “Denver Museum of Nature and Science” në Kolorado nga aktori i Hollywood, Gene Hackman që i kishte koleksionuar ato.

Muzeu i dërgoi atë pas në Kenia në fillim të këtij muaji dhe ato iu dorëzuan krerëve të komunitetit Mijikenda me një ceremoni të zhvilluar sot në qytetin bregdetar Mombasa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat