Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore - Bota Sot
Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

Historia

Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 06:27
Ilustrim

Rezistenca shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte një lëvizje kryesisht e bindjes komuniste drejtuar kundër forcave pushtuese italiane (deri në 1943) dhe më pas kundër forcave gjermane në Shqipëri, lëvizje e cila çoi në çlirimin e suksesshëm të vendit më 29 nëntor 1944.

Qendra për lehtësim të popullsisë civile (Gjenevë) raportoi se Shqipëria ishte një nga vendet më të rrënuara në Evropë. Rreth 60.000 shtëpi ishin shkatërruar dhe rreth 10% e popullsisë ishte lënë e pastrehë.[4]

Shqipëria u sulmua nga Italia ne 7 prill 1939 si nga ajri dhe nga deti. Në tetor të vitit 1940 forcat bushatet e pushtuan Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëriagreqisë.

Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nen drejtimin e dy emisarve te partise komuniste jugosllallave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan ti luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe me pas kunder frontit nacionalist dhe antikomunist të Ballit Kombëtar dhe atij pro-Zog te Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qënë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e eger 40 vjecare te Enver Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do te binte ne nje izolim fanatik ku do te pushkatoheshin dhe burgoseshin .Shqiperia u lirua më 20 nëntor 1944 dhe Forcat politike ishin:Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i perkohshem i cili ne pranverë te vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te Jugosllavise per Kosoven.

Sfondi

Teksa Gjermania aneksoi Austrinë dhe lëvizi kundrejt Çekosllovakisë, Italia u bë një anëtare e dorës së dytë të Aksit. Pasi Hitleri pushtoi Çekosllovakinë pa njoftuar Musolinin që më parë, diktatori italian vendosi që të vazhdonte me aneksimin e tij të Shqipërisë. Mbreti i Italisë Viktor Emanueli III e kritikoi planin për të marrë Shqipërinë si një risk i panevojshëm. Roma, megjithatë, i dërgoi Tiranës një ultimatum më 25 mars 1939, ku kërkonte dakordësi me pushtimin. Mbreti Zog refuzoi të pranonte para në këmbim të pranimit të një pushtimi dhe kolonizimi italian të Shqipërisë. Më 7 prill 1939, trupat e Musolinit, të udhëhequra nga gjenerali Alfredo Guzzoni, pushtuan Shqipërinë[5] duke sulmuar të gjitha portet në të njëjtën kohë. Kishte 65 njësi në Sarandë, 40 në Vlorë, 38 në Durrës, 28 në Shëngjin dhe 8 te Bishti i Pallës. Planet origjinale italiane për pushtimin kërkonin 50,000 burra të mbështetur nga 137 njësi detare dhe 400 avionë. Në fund forca pushtuese u zgjerua në 100,000 burra të mbështetur nga 600 avionë.[6]

Në Durrës, një forcë prej vetëm 360 shqiptarësh, më së shumti xhandarë dhe banorë vendas të udhëhequr nga Abaz Kupi, komandanti i xhandarmërisë së Durrësit, dhe Mujo Ulqinaku, një zyrtar detar, u përpoqën të ndalnin përparimin italian. Të pajisur vetëm me armë të vogla dhe tre mitralozë, ata arritën t'i ndalnin italianët për pak orë derisa një numër i madh tankesh të vegjël u zbritën nga anijet italiane. Pas kësaj, rezistenca filloi të shembej dhe brenda pesë orësh italianët morën qytetin.[6]Nga ora 1:30 paradite të ditës së parë, të gjitha portet shqiptare ishin nën kontrollin e italianëve.

Duke mos dashur që të kthehej në një kukull të italianëve, Mbreti Zog, gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë dhe i biri foshnjor Leka Zogu I u larguan drejt Greqisë dhe më pas në Londër. Në 12 prill, parlamenti shqiptar votoi pro ndaj bashkimit të vendit me Italinë.[5] Në 12 prill, parlamenti shqiptar votoi për të shkarkuar Zogun dhe për ta bashkuar vendin me Italinë në një "bashkim personal" duke ia ofruar kurorën shqiptare Viktor Emanuelit III[7] dhe italianët formuan një qeveri fashiste nën Shefqet Vërlacin dhe shpejt shërbimi ushtarak dhe diplomatik shqiptar u mor nga italianët.[5] Më 15 prill 1939, Shqipëria u tërhoq nga Liga e Kombeve, prej së cilës Italia ishte tërhequr në vitin 1937. Më 3 qershor 1939, Ministria e Jashtme e Shqipërisë u bashkua me atë të Italisë.[5] Ushtria shqiptare u vendos nën komandën e italianëve dhe formalisht u bashkua me ushtrinë italiane në 1940. Këmishëzinjtë italianë formuan katër legjione të Milicisë Shqiptare, fillimisht të rekrutuar nga kolonistë italianë që jetonin në Shqipëri, por më vonë nga shqiptarë etnikë.

Pak pas pushtimit, Galeazzo Ciano shpresonte për të përforcuar përshtypjen e dashamirësisë me një numër gjestesh që shënjestronin më tepër marrëdhëniet me publikun sesa zgjidhjen e problemeve të thella sociale dhe ekonomike të Shqipërisë. Një nga lëvizjet e para të Çianos ishte për të shpërndarë ushqim dhe veshmbathje në disa nga zonat e varfëra dhe për të liruar të burgosur politik. Ai personalisht shpërndau 190,000 franga ari te nevojtarët në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Korçë dhe Kukës. Për shkak se paratë iu dhanë të varfërve, duke shmangur burokracinë e zakonshme, u arrit të bëhej diçka e mirë.[8] Italianët kontribuan shumë në infrastrukturë, agrikulturë dhe eksplorimin e kromit dhe hidrokarbonit me të cilat Shqipëria ishte e pasur. Italianët shpresonin se investimet e gjera në Shqipëri do të sillnin përfitime ekonomike dhe politike. Pavarësisht ekonomisë së dobët vendase, Musolini i garantoi shqiptarëve shumën e 22 milionë paundëve përgjatë pesë viteve për zhvillimin ekonomik, disa herë më shumë se 8.2 milionëshi që Roma kishte shpenzuar që prej viteve 1920. Raportet fillestare të veprimtarisë italiane ishin të favorshme. Ruth Mitchell komentoi në fund të prillit 1939: "Çfarë përmirësimi i madh është bërë në gjendjen e njerëzve tashmë. E gjithë atmosfera ishte bërë më e gjallëruar; tani të paktën ka shpresë." Edhe ministri gjerman Eberhard von Pannwitz, i cili ishte vazhdimisht kritik ndaj italianëve, komentoi pozitivisht mbi ritmin italian, të cilin e krahasoi me ritmin në Austri pas Anschluss-it. Projektet e reja të ndërtimit sollën sasi të mëdha kapitali dhe punësuan shumë shqiptarë.[9] Qeveria filloi të lejonte italianët të merrnin pozicione në shërbimin civil të Shqipërisë dhe gjithashtu filloi të lejonte kolonizatorë italianë për të hyrë në Shqipëri. Kjo ndikoi shumë në sjelljen e shqiptarëve ndaj pushtuesve italianë dhe vendasit i përshëndesnin ata me më shumë respekt dhe pëlqim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...