Arrijnë arkivat osmane, urdhrat për Ali Pashanë - si u dëbuan shqiptarët e Moresë - Bota Sot
Arrijnë arkivat osmane, urdhrat për Ali Pashanë - si u dëbuan shqiptarët e Moresë

Historia

Arrijnë arkivat osmane, urdhrat për Ali Pashanë - si u dëbuan shqiptarët e Moresë

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 16:41
Foto

Kanë ardhur rreth 350 mijë dokumente të reja në Arkivin Qendror Shtetëror në Shqipëri, që i përkasin periudhës së shekullit 15 deri në atë 20. Të gjitha këto janë dokumente historike dhe administrative që do të vihen në shërbim të studiuesve shumë shpejt.

Këto dokumente i përkasin më së shumti periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe janë dhurim i Arkivit Qendror Osman që ndodhet në Stamboll.

“Dokumenti më i vjetër daton më 8 shkurt 1455 dhe është një regjistër që përfshin timare ku përfshihen qytete shqiptare si Prizreni, Janina dhe Elbasani. Ndër materialet që Arkivi ka marrë edhe urdhëresa që i është dërguar Mytaserifëve të Ohrit, Vlorës, Delvinës, Bosnjës dhe Podgoricës për arrestimit e Mytaserifit të Shkodrës Mahmut Pashës dhe vëllait të tij Ahmet Pashës, pra të Bushatllinjve, për shkak se kanë bashkëpunuar me kryengritësit shqiptarë dhe ata malazezë. Po ashtu në mesin e këtyre dokumenteve ndodhet edhe fermani me këshilla administrative që i është sjellë Ali Pashë Tepelenës për të siguruar rregullin dhe qetësinë në kalatë e Pargës, të Prevezës, të Dubnicës, që u rimorën prej francezëve. Po ashtu një ndër dokumentet është edhe shkresa e përgjegjësit të Moresë Ahmet Pashës, ku urdhërohen pashallarët për të mos lejuar kthimin e shqiptarëve të shpërngulur në More”, shprehet Ardit Bido.

Në këto dokumente nuk përfshihen ato pronësore.

“Ka dokumente rrethanore pronësore. Një pjesë e vogël timarësh që gjendet në arkivat historikë. Tapitë në vetvete nuk janë pjesë e arkivit historik të Stambollit. Janë pjesë e një institucioni tjetër. Kemi vite që punojmë në këtë drejtim, por nuk mund të them një rezultat për të”, shton më tej Bido.

Këto dokumente do të vihen në shërbim të studiuesve vitin tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...