L’Aurore (1902) / Isa Boletini, armik i diplomatit rus

Historia

L’Aurore (1902) / Isa Boletini, armik i diplomatit rus

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 26 shtator 2019 Në ora: 09:26
Isa Boletini

“L’Aurore” ka botuar, të enjten e 11 shtatorit 1902, në faqen n3, një shkrim në lidhje me refuzimin e vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë nga Isa Boletini, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Armiku i diplomatit

Beograd, 10 shtator. 

Image

Popullsia e Mitrovicës, sidomos ajo serbe, është shqetësuar shumë që nga ardhja e liderit shqiptar Isa Boletini, i cili, me një bandë prej rreth 100 shqiptarësh, e ka vendosur veten si një gjykatës i plotfuqishëm.

 Ai thirri parinë në një mbledhje dhe i bëri presion kajmekamit, i cili nuk guxon t’i rezistojë.

 Propozoi që të parandalohet me çdo kusht, qoftë edhe me forcë, vendosja e konsullit rus, z. Chterbine. 

Nën autoritetin e tij personal, ai arrestoi stafin e konsullatës dhe e dërgoi në Shkup.

 Vetë konsulli ende nuk ka mbërritur nga Selaniku.

Shkrimi i plotë: L’Aurore (1902) / Isa Boletini, armik i diplomatit rus 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat