La Libre Parole (1913)/Ismail Qemali në dalje të Ministrisë së Jashtme franceze: “Esat Pasha, tradhëtar dhe i çmendur!”

Historia

La Libre Parole (1913)/Ismail Qemali në dalje të Ministrisë së Jashtme franceze: “Esat Pasha, tradhëtar dhe i çmendur!”

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 7 nëntor 2019 Në ora: 10:18
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“La Libre Parole” ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e Ismail Qemal beut, në dalje të ministrisë së jashtme franceze, ndaj Esat Pashë Toptanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kriza Evropiane

Fuqitë e Mëdha dhe Mali i Zi

Ismail bej Qemali në Quai d’Orsay (Ministrinë e jashtme franceze)

“Dje, z. Pichon, ministër i jashtëm i Francës, priti kontin Szecsen, ambasador i Austro-Hungarisë, z. Isvolski, ambasador i Rusisë dhe baronin Schoen.

Ai priti, gjatë pasdites, Ismail Qemal Beun, kreun e qeverisë së përkohshme shqiptare.

Ne nuk dimë se për çfarë diskutuan ambasadorët me z. Pichon, por Ismail Qemal Beu i pyetur në dalje të Quai d’Orsay, protestoi kundra grusht-shtetit të Esat Pashës, të cilin e përshkruan si tradhtar dhe të çmendur!

Ismail Qemal Beu nuk mendon, për momentin, të kthehet në Shqipëri, ku rivali i tij i lumtur ka në dispozicion një ushtri serioze.

Ai mendon se është më e përshtatshme të shkojë në Londër për të mbrojtur çështjen e “Qeverisë së Përkohshme” në Konferencën e Ambasadorëve.”

Shkrimi i plotë: La Libre Parole (1913)/Ismail Qemali në dalje të Ministrisë së Jashtme franceze: “Esat Pasha, tradhëtar dhe i çmendur!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat