Ismail Qemali: Esat Pasha tradhëtar dhe i çmendur

Historia

Ismail Qemali: Esat Pasha tradhëtar dhe i çmendur

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:56
Ismail Qemajli

“Dje, z. Pichon, ministër i jashtëm i Francës, priti kontin Szecsen, ambasador i Austro-Hungarisë, z. Isvolski, ambasador i Rusisë dhe baronin Schoen.

Ai priti, gjatë pasdites, Ismail Qemal Beun, kreun e qeverisë së përkohshme shqiptare.

Ne nuk dimë se për çfarë diskutuan ambasadorët me z. Pichon, por Ismail Qemal Beu i pyetur në dalje të Quai d’Orsay, protestoi kundra grusht-shtetit të Esat Pashës, të cilin e përshkruan si tradhtar dhe të çmendur !

Ismail Qemal Beu nuk mendon, për momentin, të kthehet në Shqipëri, ku rivali i tij i lumtur ka në dispozicion një ushtri serioze.

Ai mendon se është më e përshtatshme të shkojë në Londër për të mbrojtur çështjen e “Qeverisë së Përkohshme” në Konferencën e Ambasadorëve.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat