Mbreti Zog nga Kajro (1949) : “Jam autoriteti i vetëm legjitim shqiptar që prej agresionit italian të 1939. I ftoj të gjithë shqiptarët, pa dallim politik, të bashkohen për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.”

Historia

Mbreti Zog nga Kajro (1949) : “Jam autoriteti i vetëm legjitim shqiptar që prej agresionit italian të 1939. I ftoj të gjithë shqiptarët, pa dallim politik, të bashkohen për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.”

Nga: Aurenc Bebja Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 09:56
Ahmet Zogu

“Combat” ka botuar, të enjten e 1 shtatorit 1949, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimin e mbretit Zog ndaj krijimit të “Komitetit të Shqipërisë së Lirë” dhe thirrjen e tij drejtuar shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Shqipëri: Mbreti Zog konteston legjitimitetin e komitetit “Shqipëria e Lirë”

Kajro, 31 gusht. — Ish-mbreti Zog, i cili banon në Aleksandri, u shpreh mbi formimin e fundit të “Komitetit të Shqipërisë së Lirë”, nëpërmjet një komunikate të publikuar nga “Legata Mbretërore e Shqipërisë” në Kajro, në të cilën ai thotë se e konsideron veten si “autoritetin e vetëm legjitim që nga agresioni italian i 1939”.

Image

Ai ftoi “të gjithë shqiptarët pa dallim politik” që të arrijnë bashkimin kombëtar për t’i siguruar Shqipërisë “një epokë të re në kuadrin e kombeve të lira dhe demokratike”.

Beogradi mohon ekzistencën e komiteteve shqiptare “titoiste”

 Beograd, 31 Gusht. — Agjensia Tanyoug e autorizon veten të mohojë si “të pabazuar” informacionin e formimit të dy komiteteve refugjatësh politikë shqiptarë në Jugosllavi.

Image

 Tiranë: “Shqiptarët e Lirë” janë kriminelë lufte 

Tiranë, 31 gusht. — Qeveria e Z. Enver Hoxha, në një deklaratë të lëshuar dje, tha se nismëtarët kryesorë të komiteteve të ndryshme shqiptare, të përbëra ose në proçes krijimi në vendet perëndimore dhe që synojnë rrëzimin e regjimit aktual, janë ish-kriminelët e luftës, të pretenduar si të tillë nga Shqipëria.

 Kjo akuzë është drejtuar veçanërisht kundër Z. Frashëri dhe Kupi, drejtuesit kryesorë të Këshillit të Shqipërisë së Lirë, të formuar së fundmi në Paris me nxitjen e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat