Journal des débats politiques et littéraires (1939) / Për të mësuar gjuhën shqipe në Paris, mund të regjistroheni në këtë adresë

Historia

Journal des débats politiques et littéraires (1939) / Për të mësuar gjuhën shqipe në Paris, mund të regjistroheni në këtë adresë

Nga: Aurenc Bebja Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 09:10
Journal des débats politiques et littéraires

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të premten e 31 marsit 1939, në faqen n°4, një shkrim në lidhje hapjen e një kursi të gjuhës shqipe në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shoqëria për përhapjen e gjuhëve të huaja në Francë

“Shoqata për përhapjen e gjuhëve të huaja në Francë njofton hapjen e një kursi në gjuhën shqipe, i cili na duket interesant ta lajmërojmë jo vetëm për gjuhëtarët, por edhe për turistët që duan të shkojnë me pushime gjatë brigjeve të Adriatikut dhe kështu mund të përfitojnë nga njohja, madje edhe minimale e kësaj gjuhe, për të shkëmbyer me popullatën shqiptare.

Regjistrimi bëhet në sekretariatin e Shoqërisë, Hôtel des Sociétés savantes, 28 rue Serpente, Paris.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat